Seanca - Gjyqi për David Brown, Gjykata refuzon rihapjen e çështjes
20/03/2017 - 13:53

Gjykata e Tiranës ka refuzuar rihapjen e çështjes për ish-drejtuesin administrativ të fondacionit “Fëmijët e Tij” në Shqipëri, David Brown, i akuzuar për pedofili.

Trupa gjykuese ka deklaruar se kërkesa duhet të ishte bërë në fazën paraprake.

Avokatja e Brawn pretendon se fëmijët nuk kishin pohuar të vërtetën në kohën e dënimit të tij dhe se tani ishin të gatshëm të jepnin dëshmitë e reja, të cilat mendohej se do të kishin më tepër peshë për shkak edhe të moshës madhore të tyre.

Akuzuesit e 66-vjeçarit nga Edinburgu kanë pranuar se kanë gënjyer në gjykatë.

David Brown u dënua nga dëshmitë e dy djemve që ishin banorë të qëndrës.

“Fëmijët e Tij” në të cilën strehoheshin fëmijët e braktisur dhe në nevojë ekonomike, kryesisht të moshës nga 2 deri 14 vjeç.

Dy djemtë romë, tashmë të moshës 18 dhe 22 vjeç thonë se kanë pasur presion nga policia dhe psikologu për të bërë dëshmi të rreme.

David Brown eshte denuar me 20 vjet burg dhe deri tani ka shlyer 11 vjet nga denimi.

/Oranews.tv/

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Artikull i Rekomanduar:
A e dini se të hani sekrecionet e hundës është e shëndetshme?

Close