Kroaci - Gjykata e Dubrovnikut vendos: Ballisti do ekstradohet në Serbi
17/08/2017 - 16:54 Nga: Altin Sulçe

Gjykata e shkallës së parë në Dubrobvnik ka vendosur të zbatojë ekstradimin drejt Serbisë të Ismail Morinës, i cili akuzohet për nxitjen e urrejtjes mes kombeve dhe feve.

Familjarët e tij por edhe opinioni mbarëshqiptar janë shokuar nga vendimi i gjykatës së Dubrovnikut.

Por sipas avokatit të tij Darko Butigan, gjasat janë që Ismail Morina të mos ekstradohet pasi ky vendim mund të bjerë në Gjykatën e Lartë.

Vendimi duhet të apelohet brenda tre ditëve për rishqyrtim në Gjykatën e Lartë.

 

Ndërkohë Ismail Morina  ka bërë kërkesë edhe për azil politik, një tjetër masë e marrë nga përfaqësuesit ligjorë të tij për të bllokuar ekstradimin në Serbi.

Më parë Gjykata e Lartë  kroate kishte vendosur që të kthente përsëri çështjen për shqyrtim në Shkallën e Parë, duke argumentuar se ajo nuk ishte trajtuar siç duhej.

Tashmë do të jetë sërish Gjykata e Lartë që do të ketë në dorë fatin e Ballistit.

 

/Oranews.tv/  

 

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

  1. Anonymous says:

    Turp per qeverine

  2. KENDVESHTRIM says:

    un mendoj se morina nuk do kthehet ne serbi ,arsyet morina spontanisht ,shfaqi mendimin e lire,por te drejte,ishte padrejtesi historike coptimi trojeve shqiptare dhe eshte normale ne menyre individuale ,apo kolektive te shfaqen sintomat e te drejtes e kujteses,ky nuk vrau njeri ,ky nuk foli,thjesht ngriti nje flamur ,shqiptare ne trojet ilire,me kete veprim morina kaloj dimensionin individual njerzore sepse zgjilljen e ceshtjes shqiptare e kerkojne,rreth 15 milion shqiptare papushim nga cdo ane ,vall nese serbia greqia malizi maqedonia qe kan troje shqiptare dhe per kedo qe ngre zerin per te drejten shqiptare reziston dhe kerkon me ngulm sikur ti akuzoje dhe perdore interpolin per ti arrestuar kundershtaret gjeti nje metode te re per te luftuar shqiptaret permes tjereve ju do ta pranonit te beheni bashkfajtore me popujt sllave,te cilet jemi ne konflikt 100vjecar,nuk eshte e drejte mendoj se shteti kroat me urtesi dhe dinjitet do ta respektoje kombin shqiptare te drejtat e tije njekohesish shpresoj te jape mesazhin ligjore qe metoda te tilla interpoli nderkombetare te mos i pranoje me,se po te ishte keshtu per 100 vite cfar kan bere mbi shqiptaret ne menyre te organizuar demet qe u kan sjell shqiptareve jan per tu arrestuar nje numer i paimagjinueshem njerzish ne greqi serbi mal te zi maqedoni apo me gjere ,sikur zbritem tek metodat feminore,kombi pret birin e vet,shpresoj te respektohet e verteta me respekt

Komento

Read previous post:
Turizmi, Prefekti ngre problemin e ujit, stafit mjekësor dhe kullat e rojës

Close