Fushata ndryshe - Gjergji Bojaxhi mes trafikut për programin e Sfidës, shoferi e surprizon
19/06/2017 - 16:19

Në një format të veçantë takimesh me qytetarë, Gjergj Bojaxhi ka vendosur të takohet me shoferë në trafikun e Tiranës.

 Duke shtrënguar duart me ta Bojaxhi, kandidat i Sfida për Shqipërinë shpërndau programin politik të kësaj partie.

 Por një prej shoferëve e ka uruar në mënyrë të veçantë, duke dalë nga makina dhe duke e thirrur me një tufë me lule në dorë.

 Bojaxhi e takon mbështetësin mes të qeshurave dhe falenderimeve për gjestin e tij.

 Gjergj Bojaxhi është i pari në listën e Tiranës për Sfida për Shqipërinë, që renditet me numrin katër në fletën e votimit.


/Oranews.tv/

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Read previous post:
Helikopterët e Vivas shuajnë zjarrin në pyjet e Rrogozhinës

Close