Gjakmarrja ngujon fëmijët
03/03/2013, 16:00
" frameborder="0" allowfullscreen>

Gjatë jetës së saj të shkurtër, Marsela ka jetuar në arrati. Pak njerëz ndonjëherë mund ta vizitojnë atë në shtëpi. Nëna e saj nuk e lë të shkojë në shkollë ose të luajë jashtë me fëmijët e tjerë. Ajo nuk mund të kalojë pragun e oborrit të saj të shtëpisë pasi ajo rrezikon të qëllohet për vdekje në rrugë.

9-vjeçarja është fëmija i një familjeje me gjakmarrje. Në vitin 1995, shumë kohë para se ajo të kishte lindur, babai i saj vrau një mik kur ishte në gjendje të dehur dhe pikërisht kjo vrasje ka shkaktuar një seri vrasjesh hakmarrëse që kanë lënë pesë të vdekur deri tani.

Nëna 40-vjeçare e saj, Marie, nuk ka asnjë shpresë që fëmijët e saj nga mosha 7 deri në 19 të kenë të ardhme. Marsela ka dalë nga shtëpia jo më shumë se 10 herë në jetën e saj. Ajo nuk ka këpucë, pasi nuk i nevojiten sepse nuk mund të dalë nga shtëpia.  Kjo për shkak se sipas një kodi shekullor shqiptar të njohur si Kanuni që rregullon shumë aspekte të jetës, vrasjet duhet të shpaguarme gjak, duke bërë që shumë familje në Shqipëri të izolohen pikërisht nga gjakmarja. Por ministri i drejtësië Eduard Halimi ka theksuar se në draftin e ri të hartuar në ndryshimet në Kodin penal ai që kryen një vrasje për gjakmarrje do të ketë një dënim minimal deri në 40 vjet burg.

Grindjet në Shqipëri për shkak të gjakmarrjes kanë kaluar brez pas brezi. Familje të tëra jetojnë në izolim ekstrem për vite me rradhë, duke luftuar me një varfëri të skajshme, pasi askush nuk mund të largohet nga shtëpia për të fituar para për të jetuar. Edhe pse gjatë 45 viteve të komunizimit ky fenomen nuk ka ekzistuar pas viteve 90 ai është rizgjuar. Shifrat e policisë tregojnë se ka 225 vrasjeve për motive gjakmarrje vitet e fundit. Ministria e Brendshme thotë se 67 familje dhe  155 njerëz, jetojnë në fshehur në të gjithë vendin.

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Komento

Current ye@r *