Gazetaria investigative në Shqipëri, OSBE tryezë me gazetarë dhe analistë
Vendi - 23/11/2013 8:20

Sfidat dhe e ardhmja e gazetarisë investigative në Shqipëri u diskutuan sot në një tryezë të organizuar nga Prezenca e OSBE-së, ku morën pjesë mbi tridhjetë gazetarë që punojnë në këtë fushë.

Tryeza shërbeu si një mundësi për të shkëmbyer përvoja, mendime dhe ide dhe për të diskutuar se si mund të promovohet dhe çohet përpara gazetaria investigative në Shqipëri. Për të forcuar më tej praktikat e gazetarisë investigative, kjo tryezë e rrumbullakët do të pasohet nga një trajnim më i thelluar dy-ditor në dhjetor.

Kryetari i Prezencës së OSBE-së, Ambasadori Florian Raunig, përmendi ndër vështirësitë që has gazetaria investigative mungesën e informacionit, të fondeve dhe ngurrimin e disa botuesve për të publikuar artikuj dhe kronika investigative nga frika e presionit të mundshëm politik ose financiar.

“Gazetaria investigative po has vështirësi në gjithë botën. Prapëseprapë, natyra e problemit ndryshon shumë nga një vend në tjetrin. Kur vjen fjala te kryerja e investigimeve të suksesshme, Shqipëria ka problemet e veta specifike. Shumë shpesh, informacione që me ligj duhet të jenë të disponueshme, janë thjesht të paaksesueshme. Kjo, sigurisht, që e dekurajon gazetarinë investigative. Një tjetër pengesë e vështirë për një gazetari të suksesshme investigative në Shqipëri është ngurrimi i drejtuesve të redaktorëve për të publikuar apo për të transmetuar artikuj apo kronika investigative. Kjo ndodh pjesërisht për shkak të frikës se artikujt apo kronikat e investiguara me hollësi, sidomos ato që lidhen me krimin apo korrupsionin, mund të çojnë në pasoja negative – presion politik ose financiar. Një tjetër problem janë kushtet e punës dhe mungesa e stimujve për gazetarët investigativë. Një diskutim në formën e një tryeze të rrumbullakët që Prezenca zhvilloi në prill të këtij viti doli në përfundimin se ekziston një nevojë reale dhe e prekshme për të stimuluar gazetarët shqiptarë që ata të angazhohen në raportime investigative.Gazetaria investigative është më shumë një qëndrim sesa zhanër gazetarie. Ajo ka të bëjë me shkuarjen përtej informacioneve që mund të merren lehtë, duke sjellë bashkë të gjitha anët e një historie me qëllim krijimin e historisë që i ofron publikut një informacion të paanshëm dhe të pavarur.Dëshiroj të inkurajoj të gjithë gazetarët, sidomos të rinjtë, që të vazhdojnë përpjekjet në këtë fushë. Pavarësisht se sa e vështirë është, gazetaria mbetet thelbësore për një shoqëri demokratike funksionale. Nëse media është “rojtarja” e demokracisë, gazetaria investigative është syri dhe veshi i kësaj rojtareje. Shqipëria është në rrugën drejt integrimit evropian. Edhe media do të ndikohet shumë nga ky proces. Media shqiptare duhet të përpiqet t’u paraprijë këtyre zhvillimeve, duke u bërë më transparente, më e përgjegjshme dhe më e pavarur nga ndikimet politike dhe financiare,” tha ai.

Në veprimtari u shpërndanë edhe çmime për një konkurs për kronikat dhe artikujt investigativë, të zhvilluar nga Prezenca e OSBE-së gjatë këtij viti. Ndërkaq për të forcuar më tej praktikat e gazetarisë investigative në Shqipëri, kjo tryezë e rrumbullakët do të pasohet nga një trajnim më i thelluar dy-ditor muajin që vjen.

Me shume nga Vendi

Kontrolli për shitjen e barnave pa TVSH, nga 150 farmaci në Tiranë, 10 nuk zbatuan vendimin

Për këtë pullë të re tek ilaçet që kanë të hequr TVSH, në tregun farmaceutik është krijuar një situatë jo e qartë. Qendra e Kontrollit të barnave nëpërmjet zyrës juridike thotë se në treg janë hedhur 2 milion pulla të …

Eksodi ’99, Berisha: Shqiptarët i vunë fre projektit ogurzi të Beogradit për spastrim

Ndërsa mungoi në ceremoninë përkujtimore të eksodit të kosovarëve organizuar nga dy qeveritë e shteteve shqiptare në Kukës, ish-kryeministri Sali Berisha në faqen e tij në fb ka përkujtuar këtë datë të rëndësishme aq dhe të dhimbshme të historisë së …

Imami përgënjeshtron Braçen: S’kemi pas informacion se infrastruktura ushtarake përdorej për trafik droge

Ish-Ministri i Mbrojtes, Arben Imami, ka përgenjështruar deklaratën e deputetit socialist Erjon Braçe, sipas së cilës Ministria e Mbrojtjes kishte të dhëna që nga 2012 se infrastruktura ushtarake përdorej për trafik droge. Në një prononcim për mediat, Imami tha se …

Ministrat e Transportit takohen në Sofie, Haxhinasto: Lehtësim të barrierave doganore me fqinjët

Ministri i Transportit dhe Infrastrukturës, Edmond Haxhinasto, mori pjesë në takimin e Ministrave të vendeve anëtare të Organizatës së Bashkëpunimit Ekonomik të Detit të Zi (BSEC) te zhvilluar në Sofje, Bullgari. Ministri Haxhinasto e cilësoj takimin sivlerë e shtuar që …

Xhihadistët në Siri, Studimi: Nxiten nga rrjetet sociale

Qendra Ndërkombëtare e Studimeve mbi Radikalizmin thekson se xhihadistët e huaj që shkojnë në Siri shfrytëzojnë mediat sociale për të promovuar ideologjinë e tyre. Kjo qendër ka analizuar të dhënat për 114 individë, përfshirë këtu 86 profile në Facebook dhe …

Rama: Me Berishën zihemi por mirënjohje për rolin në çështjen e Kosovës VIDEO

Dy qeveritë shqiptare, e Shqipërisë dhe Kosovës, përkujtojnë sot në një ceremoni të organizuar në qytetin e Kukësit, 15-vjetorin e eksodit të shqiptarëve të Kosovës, në kulmin e konfliktit të armatosur të vitit 1999.
Video- Dokumentari përlot ministren Çitaku

PD: Zhdukja e dosjeve, Naço sajon histori të mbulojë skandalet

PD deklaroi sot se Qeveria po sajon histori të pavërteta për të mbuluar skandalet e saj dhe dështimin e Ministrit të Drejtësisë për të proceduar gjyqtarët brenda afatit. Një “fabulë” e ka konsideruar, Koordinatorja për mediat e PD-së Silvi Bardhi …

Pas vetëvrasjes në Korçë, PD denoncon 3 emërime: Rama shkeli ligjin

Emërimet e reja të qeverisë në dy institucione në Korçë janë denoncuar sot nga PD.

PD: Zhdukja e dosjeve, Naço sajon histori të mbulojë skandalet

Basha fton në drekë pune ambasadorët, Informon për situatën politike

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha do të mbledhë në një drekë pune ambasadorët e akredituar në Tiranë. Burime nga Partia Demokratike bëjnë të ditur se Basha do të informojë ambasadorët me shqetësimet e opozitës në lidhje me respektimin e …

Rimbursimi i TVSH-së, qeveria shlyen rreth 80 milion dollarë

Ministria e Financave ka shpallur listën e subjekteve për detyrime për rimbursimin e Tatimit mbi Vlerën e shtuar që i takojnë periudhës deri më 31 dhjetor 2013, me vlerë rreth 85 milionë dollarë. Në muajin mars 2014, kur qeveria shqiptare …

Shkodër, shpërthen bombula e gazit në banesë, 2 të plagosur FOTO

Dy persona janë plagosur nga shpërthimi i një bombule gazi në një banesë në qytetin e Shkodrës. (Ne foto: Banesa ku ndodhi shpërthimi) Ngjarja është shënuar rreth orës 11:00 të ditës së sotme. Nga korrespondenti ynë në Shkodër, Bepin Kolvataj …

Kompania “Kassel” 2 vjet në Shqipëri, lider në treg falë cilësisë, sigurisë e profesionalizimit VIDEO

Kompania e suksesshme e skelerisë “Kassel”, ka festuar dy vjetorin e operimit në tregun shqiptar të ndërtimit. Cilësia, siguria dhe profesionalizmi janë tre objektivat që e kanë shdërruar këtë kompani në lider në tregun shqiptar, duke marrë përsipër realizimin e …

Letra e SHISH për dyshimet e trafikut të drogës nga aeroportet ushtarake

A ka prova konkrete PD për implikimin e bazave të Ushtrisë në trafik droge, ndërkohë që prej ditësh thotë se ka të dhëna për trafik droge nga baza ushtarake e Gjadrit por edhe Divjakës. Deputeti i PS-së Erion Braçe thotë …

Aksident tragjik në Levan-Tepelenë, 3 të vdekur, 5 të plagosur FOTO VIDEO

Një aksident i rëndë është shënuar mëngjesin e sotëm në aksin Levan- Tepelenë. (Ne foto: Aksidenti)

Dëbora e munguar në dimër kthehet në pranverë, Reshje në Korçë, Dibër e Pukë

Dëbora mungoi në dimër por është kthyer në pranverë. Zonat malore në veri dhe juglindje të vendit janë mbuluar nga dëbora. Në rrethin e Pukës, trashësia e dëborës në disa zona ka arritur deri në 60 cm, për pasojë në  …

Elbasan, 800 socialistë akuza Blushit: Po krijon një grup anti-Rama

Një pjesë e anëtarësisë së Elbasanit japin alarmin se në qarkun e tyre po krijohet një grup anti-Rama dhe anti-PS. Shqetësimi është ngritur nga rreth 800 anëtarë të PS-së, të cilët thonë se pas kësaj fshihet detuteti i zonës Ben …

SMS? Ristani: I Ramës për Tahirin. Ushtria trafik droge dhe përmes Divjakës VIDEO

Partia Demokratike mbetet e palëkundur në qëndrimin e saj se mesazhi i publikuar nga deputeti Flamur Noka në komisionin e hetimit të lëvizjeve në polici i është dërguar Ministrit Tahiri nga Kryeministri.

Letra e SHISH për dyshimet e trafikut të drogës nga aeroportet ushtarake

Meta në Pogradec, takim me strukturat e LSI-së dhe drejtues të pushtetit vendor

Kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Ilir Meta ka zhvilluar në qytetin e Pogradecit një takim me strukturat e LSI-së dhe përfaqësues të kësaj force politike në pushtetin vendor. Gjatë takimit, Meta e ka vënë theksin te situata ekonomike, duke …

KLD shkarkon gjyqtarin e Shkodrës, paralajmërim për 3 të tjerë

Këshilli i Lartë i Drejtesisë shkarkon një gjyqtar të gjykatës së shkallës së parë të Shkodrës ndërsa ka marrë masë disiplinore për 4 gjyqtarë të tjerë. Tre prej gjyqtarëve për të cilët KLD ka marrë masë disiplinore, paralajmërim nga puna …

Polici i kafshon veshin, 31-vjeçari e denoncon në gjykatë

Polici i kafshon veshin, 31 vjeçari e denoncon në gjykatë. Një qytetar nga Kamza denoncoi sot në gjykatë se një prej efektivëve të policisë së Kamzës i ka kafshuar veshin në momentin kur nuk ka mundur ta neutralizonte. Disa ditë …