Fshatrat e Tropojës të izoluara nga dëbora, mungojnë ushqimet e ilaçet
11/01/2017 - 18:17

Njësitë administrative, Nikaj- Merturi, Llugaj, Margegaj, Bytyçi, Bujan, Tropojë dhe Fierzë vazhdojnë të mbeten në pushtetin e dëborës dhe ngricave.

Afro 5 mijë banorëve që jetojnë në rreth 60 fshatra nuk u mundësohet qarkullimi me qendrat e këtyre  njësive administrative dhe as me qytetin Bajram Curri për arsye të bllokimit nga akulli dhe për faktin se bashkia nuk i ka mjetet e duhura për ta përballuar këtë situatë emergjente për të gjitha akset dytësore.

Kryetarët e njësive administrative  kërkojnë nga qeveria dhe emergjencat civile të mundësojnë ndërhyrjen për çlirimin e qarkullimit pasi nuk kanë të siguruar edhe bazën ushqimore si për familjet ashtu edhe  për bagëtitë.

Problematike është situata  me fëmijët dhe të moshuarit të cilët në presionin e të ftohtit dhe acarit, nuk u sigurohet ndihma mjekësore.

Sipas deputetes Hajdarmataj qendra shëndetësore e Dragobisë  e trumbetuar aq fort nga ministri Beqaj në kohën e sezonit veror turistik, qysh prej tetorit të kaluar, kohë kur si rezultat i furtunës dhe reshjeve të shiut u shkatërrua pothuajse krejtësisht dhe e tillë vazhdon edhe në këtë mot të acartë dhe me epidemi gripale.

Ajo thotë së kjo qendër shëndetësore ka dalë jashtë funksionit dhe askush nuk ka marrë masa për rikonstruksionin e saj nga Tirana dhe as nuk ka asnjë mbështetje për ilaçe apo vaksina kundër gripit.

Moti i keq dhe keq qeverisja po mbajnë të izoluar Tropojën.

/Ora News/

 

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Read previous post:
Helikopterët e Vivas shuajnë zjarrin në pyjet e Rrogozhinës

Close