Ministria e Mirëqenies Sociale - Firmosja e tenderit, procedurat u kryen nga Klosi dhe Xhaçka
19/06/2017 - 22:12 Nga: Pranvera Bozhiqi

Procedurat për tenderin e rikonstruksionit të shtëpisë së të moshuarve në Shkodër ishin firmosur nga Ministri Klosi dhe hapja e ofertave nga Ministrja Xhaçka. Ky është sqarimi zyrtar i Ministrisë së Mirëqenies Sociale dhe Rinisë për firmosjen e kontratës me subjektin fitues për rikonstruksion ku theksohet se ministrja teknike Xhulieta Kërtusha nuk ka inicuar asnjë procedurë tenderimi.

Ministrja e Mirëqenies Sociale Xhuliet Kërtusha sqaron firmën e saj të dhënë për tenderin e fazës së dytë të rikonstruksionit të “Shtëpisë së të Moshuarve” në Shkodër. Përmes një deklarate zyrtare ministrja sqaron se procedura e tenderit është firmosur nga ish-ministri Blendi Klosi në 10 mars të këtij viti për ngritjen e Njësisë së prokurimit dhe po në këtë datë janë miratuar edhe kriteret për kualifikimin e ofertuesit dhe përbërja e komisionit të vlerësimit të ofertave. Ndërsa hapja e ofertave për këtë tender në sistemin elektronik të Agjencisë së Prokurimit Publik, është firmosur nga ministrja Olta Xhaçka thuhet në sqarimin zyrtar.

Komisioni i Vlerësimit të Ofertave në bazë ligjit të prokurimit publik KVO ka si afat ligjor 20 ditë kalendarike për të kryer vlerësimin e ofertave. Ndërsa theksohet se në 9 qershor 2017 pasi janë ezuaruar të gjitha afatet ligjore të ankimimit ministrja Kërtusha ka firmosur kontratën me subjektin fitues sipas vlerësimit të komisionit, përbërja e të cilit ishte bërë në datën 10.03.2017 me urdher nga ish-ministri Klosi. Po ashtu sqarohet se ministrja Kërtusha nuk ka  nuk ka iniciuar asnjë procedurë të re prokurimi publik.  Kontrata në fjalë ishte një procedurë e nisur përpara se Ministrja Kërtusha të vinte në detyrë. Ndërsa nënshkrimi i kontratësh, thuhet në sqarim, është një detyrim ligjor dhe mos firmosja do të sillte penalitet për autorietin kontratues që është ministria e Mirëqenies Sociale dhe Rinisë.

/oranews.tv/

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Read previous post:
Opposition front , DP and SMI demand the removal of the prime minister

Close