E rëndë - Tragjike në Fier, 32 vjeçari vret 29 vjeçaren dhe veten në makinë
10/02/2017 - 15:44

Një ngjarja e rëndë është regjistruar sot rreth orës 11:30 minuta, në Fier, ku një shtetas pasi ka vrarë një vajzë ka qëlluar veten me plumb në kokë.

Ngjarja tragjike ka ndodhur në fshatin Shën Pjetër, ku në afërsi të urës së fshatit është gjetur një makinë tip Fuoristradë, brenda të cilës kishte dy viktima.

Policia e Shtetit bën me dije se 32 vjeçari Drini Derveni nga Fieri, ka qëlluar me armë zjarri 29 vjeçaren, Ermira Arapi, nga Lushnja dhe më pas ka qëlluar veten me një plumb në kokë.

Policia thotë se arma e përdorur është pistoletë tip TT.

Korrespondenti i Ora News në Fier, Xhemil Beharaj, thotë se 32 vjeçari është i martuar dhe me fëmijë.

Ende nuk dihet lidhja midis dy viktimave dhe motivet e ngjarjes së rëndë, ndërsa dyshohet paraprakisht se bëhet fjalë për një krim paisioni. 

Ora News ka sjellë edhe pamjet dhe fotot nga vendi i ngjarjes ku u gjet makina me dy viktimat. 

Ishin banorët e zonës atë që panë një makinë të parkuar anës rrugës me dy viktima brenda saj dhe më pas lajmëruan policinë.

Policia sqaron: Më datën 10.02.2017, rreth orës 11:40 në aksin rrugor Fier-Hoxharë, në afërsi të fshatit Shën Pjetër, në mjetin tip Fuoristradë me targë AA 939 OY, janë gjetur të vdekur 2 persona.

Nga këqyrja e vendit të ngjarjes u bë identifikimi i viktimave të cilët janë D.D, 32 vjeç, banues në Fier dhe E.A 29 vjeçe, banuese në fshatin Ngurrëz, Lushnjë.

Gjithashtu nga këqyrja e plotë e vendit të ngjarjes dallohet qartë se shtetasi i lartpërmendur pasi ka qëlluar me armë shtetasen E.A, ka vrarë veten.

Shtetasi D.D mban në dorë 1 pistoletë të tipit TT e armatosur dhe ka qitje me puqitje në kokën e tij.

Nga të gjitha rrethanat e mësipërme rezulton që shtetasi D.D pasi ka vrarë shtetasen E.A, ka vrarë veten.

Grupi hetimor në bashkëpunim me Prokurorinë po punojnë për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Ne foto: Vajza qe u gjet e vdekur ne makine

Ne foto: Automjeti ku u gjeten trupat e pajete

Foto: Vendi i ngjarjes në Fier

Foto: Vendi i ngjarjes në Fier

Foto: Vendi i ngjarjes në Fier

Foto: Vendi i ngjarjes në Fier

/Ora News/

 

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Artikull i Rekomanduar:
Vetting for two weeks, Xhafaj: Candidates to complete the documents

Close