Protesta - Fier, banorët e Verrisë: Nuk do votojmë nëse ndërtohet landfilli
20/03/2017 - 17:15 Nga: Xhemil Beharaj

Dështon takimi me banorët në Verri të Fierit i studios projektuese të ndërtimin e impiantit të përpunimit të plehrave dhe përfaqësuesve të Ministrisë Mjedisit.

Të irrituar banorët janë larguar nga takimi ku do prezantohej projekti i landfillit, ndërsa paralajmërojnë bojkot të zgjedhjeve, nëse ai ndërtohet në zonën e Verrisë.

Ekspertët thonë se qëllimi i takimit ishte vënia në dijeni e banorëve për  se cfare do te ndertohet, kushtet dhe parametrat teknikë të landfillit.

Klodian Aliu ekspert mjedisi i studios ligjore: Zona që është përzgjedhur është përzgjedhur me disa kritere, fshati Verri është 1 km nga vendi ku do të ndërtohet impianti, distancë që përkon edhe me standardet ndërkombëtare. Janë bërë edhe modelime për shkakimet e ndotjes së ajrit që është pika më sensitive ku banorët kanë interes të dinë.

Fshati Verri përbëhet nga afro 1500 banore nderkohe që nga ndertimi ketij impianti preken fshatrat Kallm i Madh, Kallm i Vogel, Verri, Vajkan, dhe Bubullime e Lushnjes. Më herët landfilli u planifikua të ndërtohej në plyk e mbrostar, por pas kundërshtive të banorëve, projekti u anulua.

/Oranews.tv/

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Read previous post:
Zgjedhjet 2017 – KQZ përcakton rregullat për ditën e votimit, rastet kur ndërhyn policia

Close