Lista e zgjedhësve të 23 qershorit, Poni: Po heqim dublimet, gati brenda afateve
04/05/2013, 13:04

Ministria e Brendshme ka dalë paraditen e sotme në një konferencë për mediat me anë të zv.ministrit të brendshëm, Ferdinand Poni, në lidhje me listat zgjedhore për proçesin e 23 Qershorit.

Në deklaratën e tij Poni u shpreh se listat janë të rregullta dhe të ligjshme në përputhje me kodin zgjedhor. 14216 zgjedhës janë akoma në format jot ë gatshëm për publikim. Me bashkimin apo ndarjen e qendrave të votimit janë mbi kriterin numerik vetëm 5 qëndra votimi, nga këto 2 janë në Tiranë, dhe 17 qëndra votimi nën kriterin numerik.

Për sa u përket dublimeve Poni u shpreh se në 12 Dhjetor 2012, janë dërguar 7674 rekorde të dyshuara si të dubluara. Me ekstraktin e datës 3 Maj 2013 ky numër është ulur në 1454 rekorde të dyshuara si të dubluara, pra jo më shumë se 727 persona. Pra për 6220 rekorde kemi marrë nga zyrat e gjëndjes civile këto përgjigje: 2829 rekorde nuk janë dublime, 888 persona kanë aplikuar për letërnjoftim dhe 2503 rekorde kanë qënë dublime dhe janë bllokuar dhe ngrirë sipas proçedurës.

Në lidhje me 100-vjeçarët në 12 dhjetor 2012 kanë qënë 1130 persona 100-vjeçarë të bllokuar dhe vazhdojnë të ngelen të bllokuar 798 persona ndërsa do të votojnë 332 persona mbi 100 vjeç. Deri në afatin tjetër para zgjedhjeve do të jenë të gjitha mundësitë që rekordet e dublura të shkojnë në numrin minimal.

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Komento

Current ye@r *