Gjykata i jep kujdestarinë - Fëmijët e Liljana Rukos do qëndrojnë me dajën, lajmin e jep Bregu
20/03/2017 - 10:44

Dy të miturit jetimë 7 dhe 3 vjeç, që humbën nënën në dhjetor të 2016 në Fier, do t’i ketë në kujdestari daja. Gjykata e Fierit dha vendimin për t’ia besuar rritjen e tyre, dajes Robert Zhezha. Në seancat për kujdestarinë, babai i fëmijëve që ndodhet në qeli për vrasjen e bashkëshortes kërkoi që ata të rriteshin në jetimore, pasi daja i ushqen me urrejtje ndaj tij. Por trupi gjykues i kryesuar nga gjyqtarja Ejona Lazellari dha vendimin këtë të hënë për t’ia besuar kujdestarinë dajës. Ky vendim u vlerësua dhe nga deputetja demokrate Majlinda Bregu.

Dy fëmijët e mitur që humbën nënën nga dhuna e babait vrasës në Fier, do rriten me dajën e tyre.

Gjykata e shkallës së parë në Fier tha vendimin këtë të hënë duke ia besuar rritjen e fëmijëve dajës Robert Zhezha.

Ky i fundit kishte kërkuar kujdestarinë e fëmijëve të motrës, duke synuar që ata të kishin një strehë të ngrohtë ku të mund të rriteshin.

Kërkesa për kujdestarinë nga daja u përball me kundërshtimet e babait Ferdinant Ruko, i cili u paraqit me pranga në seancë, ku kërkoi që fëmijët e tij të rriteshin në jetimore, me pretendimin se daja i ushqente me urrejtje ndaj tij.

Për vendimin e gjykatës së Fierit që i besonte rritjen e dy të vegjëlve dajës së viktimës Liliana Ruko, reagoi në rrjetin social Facebook, dhe deputetja e PD Majlinda Bregu, e cila ka shprehur ndjeshmëri ndaj çështjes, që prej ditëve të para pas vrasjes së nënës së dy fëmijëve.

Bregu shkruan se lajmi i mirë i kësaj të hënë është që dy fëmijët e Lilianës, gruas fatkeqe që u vra për vdekje duke e hedhur nga ballkoni ne Fier, gjykata e Fierit ia ka lene ne kujdestari dajes. Bregu vlerëson drejtësinë, që dha vendim bazuar në interesin më te larte te femijëve, ndërsa i bën thirrje Bashkisë së Fierit për dhënien e ndihmës për kujdestarinë e dy fëmijëve jetimë.

42-vjeçarja, Liljana Ruko humbi jetën më 4 dhjetor të vitit 2016, pasi u hodh nga lartësia nga bashkëshorti i saj, pas një grindje për motive xhelozie.

Vëllai i Liljanës: M’i lini fëmijët mua, jo në jetimore

Fredi Ruko: “Fotografoni atë që shkatërroi familjen, jo mua”

 /Oranews.tv/

 

 

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Read previous post:
Zgjedhjet 2017 – KQZ përcakton rregullat për ditën e votimit, rastet kur ndërhyn policia

Close