Hetimet - Ermiri vdes në një aksident tragjik në Itali, për pak ditë mbushte 21 vjeç
07/02/2017 - 15:00 Nga: Alba Kepi

Një tjetër aksident tragjik ka ndodhur në Itali duke i marrë jetën një emigranti shqiptar. Viktima Ermir Blushaj 21 vjec (1996) ka humbur jetën ndërsa drejtonte furgonin e shoqërisë së transporteve në pronësi të babait të tij. 

Aksidenti tragjik ndodhi në Carpi në provincën e Modenas pas përplasjes së furgonit me një automjet tip BMË i drejtuar nga një shtetas rumun.

Dy automjetet u përplasën e nga goditja shtetasi shqiptar përfundoi në rrugë dhjetra metra larg kamionit të tij.

Shqiptari Ermir Blushaj ndërroi jetë një orë pas mbërritjes në spitalin “Baggiovara” të Carpit.

Hetimet e para të policisë italiane zbardhin se shkak i këtij aksidenti ka qënë mosrespektimi i rregullave rrugore e shpejtësia e madhe me të cilën po udhëtonin dy automjetet.

Shqiptari Ermir Blushaj jetonte në komunë  e San Polo di Torrile së bashku me familjen e tij. Do të festonte ditëlindjen e tij të 21-të,  më 20 shkurtin e këtij viti.

/Oranews.tv/

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Komento

Artikull i Rekomanduar:
Prezantohen kandidatët në Kukës, Kodheli: Do zgjidhim nevojat e banorëve

Close