Antraksi - Elbasan, fermerët: Mungon vaksinimi kundër sëmundjes
23/07/2016 - 17:09 Nga: Belinda Ruçaj

Në kohën kur në Shqipëri, vdekja e një bariu 58-vjeçar ngriti dyshime se ai u prek nga antraksi, në qytete të ndryshme të vendit fermerët janë në panik në lidhjen me rrezikun e shtuar nga kjo sëmundje.

Në Elbasan sipas fermerëve, nuk është kryer vaksinimi i bagëtive gjatë këtij viti për sëmundjen e plasjes. Ky proces, edhe pse i certifikuar nga BE, siç shprehen ata nuk është duke funksionuar praktikisht duke u ndjerë të rrezikuar nga sëmundja e plasjes në rast kontakti me një kafshë të infektuar.

Fermer: S’ka ardhur njeri hiç fare! Këto duhet ta bëjë shteti. Nuk na takon neve.

Antraksi është një sëmundje infektive që shkaktohen nga një bakteri dhe prek kafshët që manifestohet me temperaturë të lartë. Ai transmetohet tek njeriu në rast të kontaktit me kafshë të sëmurë ose në konsumimin e mishit të gjallë.

Mjekët veterinerë i bëjnë apel fermerëve të kenë kujdes në rast se evidentojnë shenja tek bagëtitë e tyre dhe në rast se një simptomë neglizhohet, pasojat janë vdekjeprurëse.

/Ora News/

 

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Read previous post:
Njësia elitë amerikane që do të vrasë Kim Jong-un?

Close