Emisioni investigativ - Ekskluzive/ “BOOM” ndjek misionin ajror për dhënien e ndihmave në veri
10/01/2017 - 19:11

Gazetare te emisionit investigativ “BOOM” në Ora News ishin në verilidje të vendit në dy fshatra të izoluara në Kukës duke ndjekur një operacion të furnizimit me ndihma ushqimore të Forcave të Armatosura nga ajri. Në pergjigje te thirrjes për ndihme  të Shtabit të Emergjencave forcat ushtrisë dërguan me helikopter  50 pako me ushqime dhe në sasi e konsiderueshme batanijesh për banorët e izoluar në Arrën dhe Kalis te Kukësit. Ora News ndoqi nga afër këtë operacion.

Në këto ditë të vështira dimri me temperatura deri në -27 gradë shumë familje në fshatra të thellë malore kanë mbetur të izoluar nga dëbora.

Kamera e emisionit “BOOM” në RTV Ora News sjell ekskluzivisht operacionin ajror të Forcave të Armatosura në veri të vendit në dy fshatra të izoluar të Kukësit, në Arrën dhe Kalis. Banorët e këtyre fshatrave janë izoluar nga dëbora dhe FA i dërguan ndihma ushqimore dhe batanije.

Grupi i xhirimit të “BOOM” e ndoqi këtë misioni, nga baza e Farkës në Tiranë deri në fshatin Arrën të Kukësit.

Emergjencat Civile kanë vënë në dispozicion të banorëve të fshatit Arrën 40 pako me 20 kg secila dhe 80 batanije për 40 familje në nevojë.

Ndalesa e dytë e FA u bë në fshatin Kalis të qyteti të Kukësit, që gjithashtu është i bllokuar nga dëbora. Në këtë fshat u dhanë 10 pako me nga 20 kilogramë ushqime dhe 20 batanije.

screenshot_7-2 screenshot_6-2 screenshot_3-2 screenshot_2-2 screenshot_1-2screenshot_4-2 screenshot_5-2 screenshot_8-2 screenshot_9-2

Emergjencat Civile dhe ARRSH ballafaqohen për “Rugën e Kombit”

Një ditë më parë emisioni investigative “BOOM” transmetoi  dy vezhgime në Rrugën e Kombit. Një me situatën e borës, ku kishte mungesë borëpastruese dhe nuk hidhej kripë dhë një tjetër në ditën normale, ku përsëri problematikat ishin të dukshme.

Por Emergjencat Civile dhe Autoriteti Rrugor Shqipëtar janë ballafaqur. Për mikrofonin e “BOOM”, shefi i shtabit të Emergjencave, Shemsi Prençi tha se pavarësisht se Rruga e Kombit mbetet më e sigurta, përsëri në situatë dimri 5 borëpastruese nuk janë të mjaftueshme.

Shemsi Prençi: Kompanitë për hir të së vërtetës në aksin e Rrugës së Kombit kanë qenë më prezente në këtë aks, si në segmentin Kalimash-Morinë si në segmentin nga tuneli deri në Mirditë. Por nuk ka qenë në nivelin e duhur prezenca e borëpastrueseve dhe spërkatja me skorje dhe kripë. Fakti që ka prezencë akulli në rrugë, edhe në ditën e 4 firmat nuk e kanë përmbushur sa  dhe si duhet. Unë jam i bindur se një kompani që ka detyrime kontraktore në një segment rrugor në autostradë me 5 borëpastruese nuk mund të përballojë.

Dhe per t’i dhënë sqarim situatës vjen një përgjigje e drejtpërdrejtë nga Autoriteti Rrugor Shqiptar, qe jëp detaje mbi lidhjen e kontratave me firmat e mirëmbajtjes dimerore, menyren e kontrollit te tyre dhe pergjegjesinë që kanë. Drejtori i Standardeve në ARRSH, Spartak Tarka tha për Ora News se janë 2 firma kontraktore për Rrugën e Kombit për mirëmbajtjen e saj. Sipas tij këto kompani e kanë kryer punën e tyre dhe do vazhdojnë të punojnë duke u bazuar në kontratat e lidhura ne drejtorinë rajonale Shkoder.

Drejtori i Standardeve në ARRSH, Spartak Tarka: Procesi i prokurimit është kryer në drejtoritë e rajoneve që janë në varësi të ARRSH. Kemi dy firma kontraktore që mirëmbajnë rrugën nga Rrësheni në Morinë, e kanë kryer punën e tyre, po punojnë dhe do vazhdojnë të punojnë në përmbushje të kërkesave të kontratës që ata kanë lidhur me drejtorinë e rajonit të veriut në Shkodër. Këto firma e organizojnë vetë punën e tyre për mënyrën si e mirëmbajnë rrugën, ndërkohë që monitorohen nga mbikqyrësi i kontraktuar nga ARRSH dhe nga specialistët e drejtorisë së veriut. Këto kontrata përmbajnë mirëmbajtjen dimërore ku përfshiehet edhe mbajtja hapur e rrugës pavarësisht rreshjeve dhe këto kontrata do të ndërpriten në momentin lidhet koncesionari i mirëmbajtjes së rrugës së Kombit që lidhet në procedurat që janë duke u përgatitur në Ministrinë e Transporteve.

/Oranews.tv/

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Artikull i Rekomanduar:
Kënga bamirëse e artistëve për zjarrin në Londër thyen rekord

Close