Pastrimi - Eco Tirana shtrin aktivitetin e saj edhe në qytete të tjera të Shqipërisë
18/06/2017 - 16:44 Nga: Manjola Hasa

Pas miratimit të vendimit në Këshillin Bashkiak, që i jep mundësi Eco Tiranës të zhvillojë aktivitetin e saj edhe me shoqëri të tjera tregtare, kompania publike italo-shqiptare ka ambicien të operojë edhe në qytetet të tjera të vendit. Administratori i “Eco Tirana”, Diego Testi mendon se kryeqyteti ishte një përvojë e mirë dhe e komplikuar në të njëtën kohë për ndërgjegjësimin e popullatës, por e sheh të mundshme operimin edhe në qytetet të tjera që nisin për herë të parë diferencimin e mbetjeve në burim.

Diego Testi:Tirana është kryeqyteti dhe qyteti më i madh i Shqipërisë dhe nëse ka një kërkesë apo nevojë patjetër që ne mund ta bëjmë këtë shërbim edhe ne qytetet të tjera  të mëdha e të vogla të vendit.  Jemi gati përsa i takon teknologjisë dhe burimeve njerëzore. Nëse ia dalim në një qytet të komplikuar si Tirana, mund ta bëjmë këtë edhe në qytetet të tjera.”

Këshilltarët e opozitës ngritën shqetësimin se me ndryshimin e statutit të kompanisë, i hapet rrugët ndërtimit të një impianti për djegien e mbetjeve në Tiranë. Administratori Testi kërkon të qetësoj qytetarët por dhe t’ju bëj me dije kritikëve se në Don Bosko ku operon kompania nuk do të ketë asnjë impiant të përpunimit të mbejteve.

Diego Testi: “Në Don Bosko është vendi i operimit tonë, ku kemi kontinerët e mbetjeve, makinat e pastrimit, ku është personeli ynë që kryen shërbimin. Nuk ka asnjë impiant në këtë zonë dhe nuk do të ketë kurrë një impiant përpunimit të mbetjeve  në qytet, sepse nuk mund të ndërtosh impiante në një zonë ku jetohet.”

Eco Tirana aktualisht ka vepruar vetëm brenda unazës së qytetit. Periferia vijon të ketë kontinerë të vjetër të cilët në mjaft raste ndikojnë në përhapjen e infeksioneve për shkak të papastërtive. Eco Tirana ka në projekt fillimisht mbulimin e territorit të Tiranës dhe më pas të lidhë kontrata me shoqëritë e tjera që operojnë në rrethet e tjera të vendit.

/Oranews.tv/

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Artikull i Rekomanduar:
Bota arabe kushtëzon Katarin

Close