Tragjedi - Çahet akulli, vëlla e motër bien në Liqenin e Kasharit, mbytet 12-vjeçari
11/01/2017 - 14:39

Një ngjarje tragjike ka ndodhur në Liqenin e Kasharit.

Vëlla e motër kanë rënë në liqen dhe si pasojë është mbytur djali 12 vjeçar, ndërsa motra  15 vjeçar është nxjerrë nga liqeni dhe ndodhet në spital dhe ndodhet jashtë rrezikut.

Ngjarja është shënuar rreth orës 14: 15 minuta në Mëzez dhe dy fëmijët ishin duke luajtur duke rrëshqitur në liqen.

Trupi i pajetë i 12-vjeçarit u nxor nga plumbarët pas rreth 2 orësh.

Mësohet se fëmijët ishin të pashoqëruar në momentin kur po luanin. E ëma e fëmijëve është dërguar në spital pas lajmit për fëmijet, ndërsa babai ndodhet në burg.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave.

Sipas hetimeve paraprake është mësuar se fëmijët kanë qenë duke luajtur në liqen pasi ka qenë pjesërisht i ngrirë, ndërkohë që banesa e tyre ndodhej larg liqenit.

Ora 16:30  Plumbarët nxjerrin trupin e pajete të 12 vjeçarit që u mbyt në liqenin e Kasharit

mbytet-12-vjecari

Ne foto: Plumbarët nxjerrin trupin e pajete të 12 vjeçarit

Ne foto: Pamje nga Liqeni i Kasharit ku u mbyt 12 vjecari

Ne foto: Pamje nga Liqeni i Kasharit ku u mbyt 12 vjecari

Ne foto: Plumbarët nxjerrin trupin e pajete të 12 vjeçarit

Ne foto: Plumbarët nxjerrin trupin e pajete të 12 vjeçarit

Ora 16:00 Mbërrijnë plumbarët për të nxjerrë trupin e pa jetë të 12-vjeçarit.

Ora 14: 39 Informacioni paraprak i policise

Më datë 11.01.2017, rreth orës 14:15, në Mëzez, tek Liqeni i Kasharit, kanë rënë 2 fëmijë në liqen, ku është mbytur një fëmijë 12 vjeçar, ndërsa fëmija tjetër 15 vjeçar, është nxjerrë nga liqeni. Priten shërbimet e polumbarve për nxjerrjen e fëmijës nga liqeni.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave.

liqeni-i-kasharit

Ne foto: Pamje nga Liqeni i Kasharit ku u mbyt 12 vjecari

img_4500

Ne foto: Pamje nga Liqeni i Kasharit ku u mbyt 12 vjecari

img_4499

Ne foto: Policia mberrin ne vendin e ngjarjes

img_4498 img_4501

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Read previous post:
Shtëpia parajsore!

Close