Durrës - Konflikti për pronën, vëllezërit vrasin pronarin e dyqanit ushqimor
11/04/2017 - 21:02

Një 58-vjeçar është vrarë mbrëmjen e sotme me thikë në qytetin bregdetar të Durrësit.

Viktima është identifikuar si shtetasi Agim Arapi, pronar i një dyqani ushqimor.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur rreth ores 19:55 ne lagjen numër 1 të qytetit, bulevardi “Epidam”.

Policia ka identifikuar dhe arrestuar tre autorët e dyshuar për vrasjen, vëllezërit Kostandin dhe Kujtim Ekonomi dhe Jurgen Kurtin, dhëndri i Kostandinit.

Ky i fundit është një emër i njohur për policinë dhe mediat. Me 4 prill të 2016, Kurti u akuzua për vrasjen e babait. Ai u arrestua sëbashku me dajën e tij por më pas u la i lirë.

Vrasja në dyqanin ushqimor

Burime nga vendi i ngjarjes bëjnë me dije se tre personat janë konfliktuar fizikisht me viktimën në dyqan.

“Palët në konflikt janë goditur me njëri- tjetrin me sende të forta” thote policia.

Si pasojë është plagosur shtetasi Agim Arapi, i cili ka ndërruar jetë në spitalin e Durrësit si pasojë e plagëve të marra.

Nga hetimet papraprake dyshohet se shkak i ngjarjes të ketë qenë nje konflikt pronësie.

/Ora News/

 

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Read previous post:
Zgjedhjet 2017 – KQZ përcakton rregullat për ditën e votimit, rastet kur ndërhyn policia

Close