Pemët tropikale - Durrës, brenda marsit do shkulen palmat e thara
20/03/2017 - 16:34

Temperaturat disa gradë nën zero që pllakosën vendin përgjatë muajit janar kanë dëmtuar në masë palmat e mbjella tre viteve të fundit në qytetin bregdetar të Durrësit.

Palmat, të cilat mbijetojnë vetëm me klimë tropikale nuk arritën t’i mbijetonin të ftohtit të acartë. Mbi 316 palma të mbjella në rrugën e plazhit, e cila njihem me emrin “pavarësia” janë tharë dhe pritet të shkulen nga komunalia e plazhit dhe ndërmarrja e gjelbërimit.

Ende nuk dihet nëse këto palma do të zvendësohen me të reja, ndërkohë që më herët PD lokale ka akuzuar bashkinë se ka shpenzuar mbi 300 euro për një pemë tropikale.

Burime nga ndërmarrja e gjelbërimit thanë për ora neës se në fund të muajit mars do të nis shkulja e tyre. 

/Oranews.tv/

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Read previous post:
Njësia elitë amerikane që do të vrasë Kim Jong-un?

Close