Durrës, arrestohet polici kufitar, lejoi të kalonte heroinë në Itali
11/01/2017 - 16:45

Një efektiv i policisë kufitare në Durrës është arrestuar nga SHÇBA me akuzën e shpërdorimit të detyrës, pasi ka lejuar të kalojnë në vijën e parë të kontrollit 2 shtetas me lëndë narkotike të llojit heroinë edhe pse ishte në dijeni

Policia sqaron se: Agim Shaba, me detyrë ndihmës kontrollor në PKK Durrës një ditë më parë rreth orës 19:30, duke shkelur urdhrin e eprorit efektivi i Policisë kufitare ka lejuar kalimin në dalje nga Republika e Shqipërisë drejt Italisë, të shtetasit Bashkim Hasani, megjithëse kishte informacione se ky i fundit do të kalonte materiale të kundraligjshme, në bashkëpunim me shtetasen Laureta Lama.  Pas kontrolleve në dhomën e tragetit ku ishin akomoduar për udhëtim dy shtetasit e sipërpërmendur, agjentët e Antidrogës sekuestruan lëndën narkotike, për të cilën kishin informacion.

Arrestimi i Inspektorit Agim Shaba u krye për veprën penale të “Shpërdorimit të detyrës” parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal.

Materialet hetimore iu kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Artikull i Rekomanduar:
Arrestohet pedagogia në Shkodër, u merrte studentëve 100 euro për notë

Close