Durrës, 24-vjeçarja i jep fund jetës me fotoksinë
07/07/2017 - 11:04

Një vajzë e re i ka dhënë fund jetës duke u helmuar me fotoksinë. Ngjarja ka ndodhur pak pas mesnatës në fshatin Xhafzotaj të Durrësit.

“Më datë 07.07.2017, ora 00:10, në fshatin Xhafzotaj, Durrës , në banesë është vethelmuar me fotoksinë shtetësia S.Ç. 24 vjeçe. Fatkeqësisht shtetësia e mësipërme ka ndërruar jetë në Spitalin” Nënë Tereza” Tiranë”, sqaron policia.

Blutë e Durrësit thonë se nga veprimet hetimore dyshohet se shkak ka qenë gjendja e rënduar psikologjike.

Materialet I kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme për veprën penale” Shkaktimi I vetëvrasjes” parashikuar në nenin 99 të Kodit Penal.

/Oranews.tv/

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Komento

Read previous post:
Shtëpia parajsore!

Close