Hetimet - Ngarkesa 1.3 ton kanabis në Kavajë, 5 të arrestuarit mohojnë akuzën
17/07/2017 - 13:30 Nga: Keti Banushi

Gjykata e Krimeve të Rënda ka lënë në burg pesë personat e arrestuar si të përfshirë në trafikimin e 1.3 tonëve drogë të sekuestruar nga policia  rastësisht afër Plazhit të Gjeneralit. Të arrestuarit kanë mohuar akuzët por Prokuroria tha se ka prova të mjaftueshmë për përfshirjen e tyre në këtë trafik.  

Gjykata e Krimeve të Rënda ka lënë në burg pesë personat e arrestuar si të përfshirë në ngarkesen prej 1.3 tonëve drogë  të zbuluara  rastësisht nga policia në Kavajë. 

Të pandehurit kanë dalë para gjykatës në seanca të ndara, ndërsa asnjë prej tyre nuk e ka pranuar  përfshirjen në trafikimin e lëndës narkotike.   

I pari para gjykatës doli 18 vjeçari nga Tepelena, Jani Sadikaj.

Ai ka pohuar se nuk ka lidhje me trafikun e drogës dhe se ditën e ngjarjes kishte qenë së bashku me shokët për një drekë në zonën pranë Plazhit të Gjeneralit.  

Në të njëjtën linjë ishin edhe të arrestuarit e tjerë, Klevi Hajdari dhe Roland Hysenbelliu.

Por pavarësisht pretendimeve, prokurori Dritan Premçi tha se automjeti tip ‘Land Rover’ ku u gjet sasia e drogës drejtohej nga 18-vjeçari Sadikaj.

Në automjet u gjet edhe celulari i të riut, çka ka bërë që organi i akuzës të ngrejë dyshimet se ai ishte përfshirë në trafikun e drogës.

Ndërkohë, Erges Sina, rezulton i shpallur në kërkim. Gjithashtu prokurori Prençi  kërkoi që edhe pronari i automjet tip ‘Land Rover’, i cili sipas dokumentacionit rezulton të jetë Aristotel Kasaj të mbahet në burg deri në qartësimin e ngjarjes.

Kasaj pohoi se kishte bërë 3 herë denoncim te policia e Vlorës, pasi blerësi i saj Erges Sina dhe nipi i tij Jani Sadikaj nuk e kishin kaluar pronësinë në emër të tyre.

Në të njëjtën situatë u gjend edhe Arvis Muçaj, i cili kishte blerë makinë 5 muaj më parë, por më pas ia kishte kthyer të zotit Arsitotel Kasaj.

Për trafikun e drogës janë shpallur në kërkim edhe persona të tjerë.

Ndërkohë që Prokuroria dyshon se në të janë përfshire edhe zyrtarë të policisë.

Prokurori zbardh rolin e të arrestuarve

Kapja e 1.3 ton kanabis në Kavajë, dalin në dritë të tjera fakte

Kavajë, kapen 1.3 ton kanabis, në pranga djali i inspektorit të policisë Peqin

/Oranews.tv/

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Read previous post:
Shtëpia parajsore!

Close