Brenda 15 ditësh - Drejtuesja e Komisionit të Vettingut kërkon vlerësim për gjyqtarët e prokurorët
22/09/2017 - 16:25 Nga: Keti Banushi

Drejtuesja e Komisionit të Vettingut Genta Bungo i kërkon Këshillit të Lartë të Drejtësisë dhe Prokurorisë  që ti përcjellë brenda 15 ditesh vleresimin profesional për gjyqtarët dhe  prokuroret.

Mësohet se shkresa është dërguar në menyre elektronike në adresë të prokurorisë dhe KLD-së .

Mënyra e zgjedhur për t`ia përcjelle këtë kërkesë ka qënë edhe nje nga pikat që është diskutuar në mbledhjen e kesaj të premteje në Këshilli i Lartë i Drejtësisë, e dyta nën drejtimin e Presidentit Ilir Meta.

Nisur nga kjo kerkesë  Këshilli krijoi edhe grupin e punës, i cili do të  bashkëpunim me komisionin e pavarur të kualifikimit do të bashkëpunojë në menyre që cdo procedurë të behet brenda kuadrit ligjor në fuqi.

Anëtarët përfaqësues të KLD në këtë grup pune janë Vangjel Kosta, Gerd Hoxha, Neritan Cena si dhe përfaqësues të ministrisë së drejtësisë. Ky grup krijohet pak ditë pasi anëtarët e KLD dhe stafi i komisionit të kualifikimit kanë patur një takim informal mes tyre ku është diskutuar për mënyrën se si do të procedohet me vlerësimin e gjyqtarëve.

Këshilli ende nuk ka marrë një vendim për këtë çështje por në mbledhjen e kësaj të premte, pork y vendim pritet te merret ne mbledhjen e ardhshme.

Në mbljedhjen e mbajtur KLD  ka kryer  vlerësimin për 15 gjyqtarë si dhe ka bërë disa delegime ne gjykatat  ku janë konsumur trupat gjyqësore. 

/Oranews.tv/

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Read previous post:
SHBA edhe një herë i drejtohet Kryeministrit Haradinaj për demarkacionin

Close