"Debati në Channel One" - Drejtori i Rendit: Aktualisht në Shqipëri ka shumë pak kanabis të mbjellë
07/07/2017 - 10:06

Drejtori i Drejtorisë së  Rendit në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit deklaron se aktualisht sipërfaja e mbjellë me kanabis në të gjithë vendin është në nivele shumë të ulta.

I ftuar në emisionin “Debati në Channel One” të gazetarit Roland Qafoku, Albert Dervishaj tha se pas menaxhimit të zgjedhjeve të 25 qershorit policia ka si primare në punën e saj luftën ndaj kultivimit të kanabisit.

“Rezulton se aktualisht ka shumë pak bimë kanabis të mbjella në vende shumë të larta që janë të papërfillshme e megjithatë policia është e angazhuar për ta mos patur asnjë parcelë dhe po kontrollon territorin me përgjegjshmëri”, tha Dervishaj.

Kjo është hera e parë pas  shumë vitesh që policia deklaron se në vend nuk ekzistojnë parcela me kanabis.

/Oranews.tv/

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Read previous post:
Ilir Zhilla i ftuar në Ora News

Close