Itali - Dramë/ adoleshenti shqiptar humb jetën ditën e ditëlindjes së tij
18/03/2017 - 10:16 Nga: Alba Kepi

Nje adoleshent shqiptar Aurel Hasaj, djali i një famije emigrantësh shqiptarë, humbi jetën në mënyrë tragjike në një aksident rrugor, në ditën e ditëlindjes së tij.

16 vjecari shqiptar po udhëtonte më një motor të tipit “Scarabeo 50” së bashku me një miken e tij minorene në rrugët e qytezës së Ponente di Milazzo, në provincën e Messinës në Sicili, kur  humbën kotrollin e mjetit duke u pëerplasur me një shtyllë.

16 vjecari  shqiptar dhe pse kishte kaskën e motorit kishte marrë plagë të rënda në kokë e fytyrë. Ai ndërroi jetë në sallën e operacionit në spitalin e Milazzos, ndërsa po i nënshtrohej një ndërhyrje kirurgjikale në kokë.

Mikja e tij pësoi vetëm disa plagë të lehta.
Familja e 16 vjecarit shqiptar jeton prej disa vitesh në qytetin Longano të Sicilisë.

/Oranews.tv/

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Artikull i Rekomanduar:
Donald Trump dhe Angela Merkel do të ishin ‘çifti perfekt’

Close