Vermosh - Tom Doshi i del për zot Prek Calit: Kullë tre katëshe në vitin e Skëndërbeut
16/09/2017 - 21:45 Nga: Bepin Kolvataj

Pabesi të deputetit të zonës dhe kryetarit të bashkisë së Malësisë së Madhe e ka quajtur veprimin e prishjes se kullës së Prek Calit, deputeti Tom Doshi.

Ai vizitoi nga afër rrënojat e kullës dhe njëkohësisht u takua me banorët e zonës, të cilëve u tha se brenda vitit do të ndërtohet nga e para kulla, jo dy por tre katëshe siç ka qenë përpara se regjimi komunist ta transformonte. 

Tom Doshi: Kjo ishte pabesi e madhe, e dy personave që i keni votuar të dy, si deputetin ashtu dhe kryetarin e bashkisë. Turp.Por kjo na bashkon më shumë ne kelmendasve, këtu dhe në diasporë.U kërkoj falje të gjithë atyre që kontribuan për ndërtimin e kësaj shtëpie. Por i garantoj që kjo shtëpi do të ndërtohet, do të kontribuoj dhe për projektin e shtëpisë, do të bëhet tre katëshe jo dy si ishte planifikuar. Do të bëhet dhe busti i Prek Calit këtu përpara. Me shpresë të Zotit kemi informacione që mund të gjejmë dhe eshtrat e tij, do të bëhet edhe varri këtu përpara. Në vitin e Skëndërbeut do të ndërtohet dhe shtëpia e Prek Calit.

Prek Cali është krenaria e gjithë Shqipërisë dhe askush nuk mund t’ia heq emrin, tha deputeti Doshi i cili është pasardhës i fisit Cali.

Tom Doshi: Është mburrë gjithë malësia me emrin e Prek Calit, jemi mburrë dhe ne si fis, dhe unë si kushëri i tij. Ata që mendojnë se nuk ka lënë njeri pas Prek Cali e kanë gabim, një nga ata jam unë që do ta mbroj shtëpinë e Prek Calit dhe emrin e tij. Më vjen për këta burra që i pashë me lot në sy, edhe unë nuk ndihem mirë para tyre.

Në kufinjtë e një skandali u cilësua edhe nga banorët e Vermoshit veprimi i ndërmarrë.

Shembja e mureve të kullës së Prek Calit, mbrojtësit të kufijve të shtetit shqiptar dhe prijësit të Kelmendit, nga fadroma e Inspektoriatit të Ndërtimit irritoi jo pak banorët e kësaj zone, ndërsa nuk munguan akuzat në drejtim të Bashkisë së këtij qyteti. 

/Oranews.tv/

 

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Read previous post:
Vettingu, Spahiu: SHBA dhe BE janë tërhequr për momentin

Close