Zgjedhjet 2017 - Dorëhiqet kandidati i FRD-së në Pukë, mbështet kandidatin PS
19/06/2017 - 10:26

Teksa kanë mbetur edhe 6 ditë deri në zgjedhjet parlamentare, kandidati i FRD për Qarkun e Shkodrës, Astrit Kuçi ka dhënë dorëheqjen nga kjo forcë politike, për t’iu bashkuar asaj Socialiste.

Astrit Kuçi: “Jap dorëheqjen nga kandidimi, në mbështetje të kandidatit të partisë Socialiste Z. Pavlin Luli. Ftoj të gjithë anëtarët, simpatizantët e FRD-së, votuesit që janë prononcuar që të votojnë për mua të votjnë për Z. Luli.”

Ish-kandidati i FRD-së nuk ka dhënë shpjegime lidhur me vendimin e tij, por ka lënë të kuptohet se Partia Socialiste është forca politike që duhet mbështetur, duke u bërë thirrje madje të gjithë mbështetësve të FRD të ndjekin shembullin e tij.

/Oranews.tv/ 

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Read previous post:
Helikopterët e Vivas shuajnë zjarrin në pyjet e Rrogozhinës

Close