Divjakë, qëllon tre herë me thikë 60-vjeçarin, arrestohet autori
19/06/2017 - 8:55

Policia e Divjakës ka arrestuar një 38-vjeçar pasi ka tentuar të vrasë me thikë një 60-vjeçar.

Blutë e qytetit të Divjakës thanë se “ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në vendin e quajtur “Tregu i fruta perimeve” Divjakë, shtetasi Kujtim Ymeri ka tentuar të vrasë me thikë duke e qëlluar 3 herë shtetasin N.S, 60 vjeç, banues në lagjen Nr 2 Divjakë.

Menjëherë në vendngjarje ka shkuar policia dhe falë veprimeve të shpejta bëri të mundur kapjen dhe arrestimin në flagrancë të autorit, shtetasit Kujtim Ymeri, 38 vjeç, banues në fshatin Shën e Premte, Divjakë.”

Ndërkohë shtetasi N.S pasi mori mjekim në Spitalin Rajonal Lushnje u largua për në banesë.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lushnje për veprën penale ” Vrasje me dashje e mbetur në tentativë” parashikuar nga Nenet 76 dhe 22 të Kodit Penal.

/Oranews.tv/

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Komento

Artikull i Rekomanduar:
Zgjedhjet 2017 – KQZ përcakton rregullat për ditën e votimit, rastet kur ndërhyn policia

Close