“Ditet e Mios” në Korçë, ekspozitë me piktorë edhe nga vendet e Ballkanit
Vendi - 30/10/2013 18:16

Kolonia e piktoreve “Ditet e Mios” ka çelur ekspoziten e saj ku jane paraqitur 35 punime nga piktore shqiptare, por edhe te ftuar nga Maqedonia, Kosova, e vende te ndryshme te Ballkanit. Pasi vizituan qytetin e Korçes, piktoret sollen ne ekspozite krijimet e tyre me peisazhe te ndryshme.

Ata hodhen per te disatin vit rradhazi ngjyrat e vjeshtes ne telajo, duke sjelle secili individualitetin e vet. Kryetari i shoqates se artisteve figurative, Koço Ristani, e vleresoi kete ekspozite e cila mban emrin e piktorit te madh korçar.

Nenkryetari i bashkise, Sotiraq Filo, tha se kjo ekspozite eshte nje nder aktivitetet me te veçanta qe nga viti dhe eshte shnderruar ne nje tradite per qytetin juglindor.

Piktori i njohur, Pashk Pervathi, nuk i ka munguar as kete vit kesaj kolonie, duke u shprehur se Korça eshte nje burim i pashtershem frymezimi me peisazhet e çmuara qe ofron.

Ekspozita “Ditet e Mios ” vjen per te gjashtin vit ne qytetin e Korçes dhe ajo do te qendroje e hapur ne galerine “Guri Madhi” per disa dite.