Speciale e Ora News - Ditari i një udhëtari, pelegrini që ka përshkruar 380 destinacione turistike
12/08/2017 - 20:41

Përvoja e udhëtimeve është sa e bukur aq edhe e veçantë, sidomos për udhëtarë profesionistë si Erion Shehi, që ka përshkuar 380 destinacione turistike brenda 6 viteve.

Por pasioni nuk ndalet vetëm në udhëtime, gjithçka pasqyrohet në një blog, ku përvojat personale ndahen me ndjekësit.

Ora News udhëtoi së bashku me Erionin në Kepin e Rodonit, një nga destinacionet e përzgjedhura për aventurën e radhës.

Peisazhi i bukur i natyrës shqiptare, ndërthuret me rrëfimet për destinacionet më të bukura europiane. Ju ftojmë të ndiqni specialen e përgatitur nga Gazetarja Besmira Pelushaj.

/Oranews.tv/

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Read previous post:
Helikopterët e Vivas shuajnë zjarrin në pyjet e Rrogozhinës

Close