Situata në Kukës - Disa fshatra ende të bllokuara nga bora, rrugët nacionale të kalueshme
11/01/2017 - 10:12

Disa fshatra në qarkun e Kukësit vijojnë të mbeten të izoluar nga bota.

Sipas informacioneve të marra nga institucionet në të gjitha akset nacionale qarkullohet me zinxhirë dhe  pjesërisht pa zinxhirë.

Rruga e Kombit është e qarkullueshme pa zinxhirë.Lartësia e dëborës është 40  cm në rajonin e Tunelit Kalimash.Punojnë 8  borëpastruese.

Rruga Kukës-Bushtricë është  e qarkullueshme pa zinxhirë deri në Q.Kolosjanit pjesa tjetër me zinxhirë. Lartësia e dëborës 50 cm. Punojnë 2 borëpastruese.

Kukës – Ura e Zapodit e qarkullueshme pa zinxhirë kurse segmenti Ura e Zapodit – Shishtavec është e qarkullueshme  me zinxhirë. Lartësia e dëborës 30-40 cm.Punon 1 fadromë.

Fushë Dugagjin–Qafë Shllak është e qarkullueshme  pa zinxhirë deri në Qendrën e Njësisë Administrative Malzi ,pjesa tjetër deri në Qafë-Shlak e Qafë-Mali me zinxhirë. Lartësia e dëborës 70  cm në Q.Mali.Po punojnë  2 borëpastruese.

Kukës-Krumë e qarkullueshme pa zinxhirë. Lartësia e dëborës 30  cm në Qafë-Tobli.Punon 1 borëpastruese.

Krumë-Q.Prushi-Kam e qarkullueshme pa zinxhirë.Lartësia e dëborës 30 cm.Punojnë 2 borëpastruese.

B.Curri-Valbonë e qarkullueshme pa zinxhirë. Lartësia e dëborës deri në 60 cm në Valbonë .

B.Curri-Q.Morinë e qarkullueshme pa zinxhirë. Lartësia e dëborës 30  cm.

B.Curri-Qafë Luzhë-Kam e qarkullueshme pa zinxhirë.Lartësia e dëborës 40 cm në Q.Luzhë.

B.Curri-Fierzë e qarkullueshme pa zinxhirë. Lartësia e dëborës 10 cm.

Dushaj -Lekbibaj e qarkullueshme pa zinxhirë. Lartësia e dëborës 30 cm.Ne Kukes eshtë e bllokuar vetëm Njësia Arrën.

Bashkia Has:

Janë të lidhura të gjitha qendrat e Njësive Administrative me rrugët nacionale.

Bashkia Tropojë: Janë të lidhura të gjitha Njësitë Administrative me Qendrën.

I gjithë Qarku është furnizuar me energji elektrike me përjashtim të fshatit Çam të Njësisë Malzi.

Në bashkëpunim me bashkinë si dhe spitalin Rajonal Kukës janë sjellë në spitalin e Kukësit dy qytetarë të sëmurë nga fshatrat Kryemadh dhe Pistë të Njësisë Malzi.

Njëri prej tyre është nisur privatisht për në spitalin e Tiranës për një ndërhyrje më të specializuar.

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Artikull i Rekomanduar:
Shkatërrohet grupi që trafikoi më shumë se 650 kg kanabis nga Shqipëria

Close