Përkundër problemeve me acarin - Dibranët dorëzojnë armët pa leje, policia hap dyert për të pastrehët
11/01/2017 - 12:38

As problemet me borën dhe ngricat duket se nuk kanë ndalur fushatën për dorëzimin e armëve pa leje në Dibër.

Përmes një komunikate për mediat, policia bën me dije se të martën në Komisariatin e Policisë Dibër janë dorëzuar dy armë zjarri që mbaheshin pa leje.

Konkretisht një kallashnikov me dy karikatorë me fishekë si dhe një pushkë model 56.

Sakaq Policia e Dibrës bën me dije se iu ka ardhur në ndihmë shtetasëve në nevojë e atyre të pastrehë, të cilët po trajtohen me ushqim dhe fjetje në ambientet e  Komisariatit të Policisë Dibër.

Të gjithë inspektorët e policisë janë të shpërndarë në zonat që mbulojnë ku mbajnë kontakte të vazhdueshme me kryetarët e fshatrave dhe Administratorët e Njësive Administrative në të gjithë qarkun Dibër.

Policia Rrugore e mbështetur edhe nga Patrullat e Përgjithshme janë prezent në akset kryesore nacionale dhe akset që lidhen me njësitë administrative duke monitoruar lëvizjen e automjeteve si dhe për tju ardhur në ndihmë shtetasëve në nevojë si pasojë e borës dhe akullit.

Policia e Qarkut Dibër këshillon që të evitohen lëvizjet në akset rrugore të disa njësive Administrative ku prezenca e borës dhe e akullit është më e shtuar.

Për probleme emergjence banorët të telefonojnë në numrin 129 dhe Policia do tju vijë menjëherë në ndihmë.

 

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Artikull i Rekomanduar:
Vetting law, Constitutional Court publicized its decision about the law

Close