Fier - Dhunoi xhaxhain, arrestohet 19 vjeçari i shpallur në kërkim
11/01/2017 - 11:08

Një 19 vjeçar ka rënë në prangat e policisë pasi ishte në kërkim për veprën penale  “Dhunë në familje”.

Policia arrestoi Klejdi Mehmetaj, 19 vjeç, banues në lagjen “Gllavenica”, Ballsh.

Ndalimi i këtij shtetasi u bë pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Fier, me  vendimin e datës 18.07.2016, ka caktuar masën e sigurimit “Arrest me burg” për veprën penale “Dhuna në familje”.

Policia thotë se i riu në bashkëpunim me xhaxhain, shtetasin Fitim Mehmetaj  (i cili është arrestuar më parë) dhe djalin e xhaxhait të tij, më datën 27.06.2016, në lagjen “Kryengritja”, Fier, kanë ushtruar dhunë ndaj xhaxhait tjetër, shtetasit K.N, 45 vjeç.

 

 

 

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Komento

Artikull i Rekomanduar:
A e dini se të hani sekrecionet e hundës është e shëndetshme?

Close