Durrës - Dha 16 leje abuzive, Apeli dënon me 4 muaj burg ish-kryekomunarin
07/07/2017 - 14:38

Gjykata e Apelit në Durrës e ka dënuar me 4 muaj e 15 ditë burg ish-kryetarin e Komunës Rrashbull Hysen Gashin, i cili akuzohet për shpërdorim të detyrës për dhënien e lejeve të ndërtimit.

Gjykata e Shkallës së Parë e kishte shpallur të pafajshëm ish-kryekomunarin.

Hysen Gashi u arrestua në korrik të 2014, ku në bashkëpunim me 6 persona të tjërë  u akuzuan për dhënien e lejeve  abuzive për 16 pallate në Shkëmbin e Kavajës.

Për Gashin Prokuroria e Durrësit kërkoi 5 vjet burgim .

Së bashku me të pandehurin Gashi, ishin konsideruar përgjegjës edhe 5 ish-zyrtarë të Komunës Rrashbull, për të cilët, pas një shqyrtimi gjyqësor me procedurë të shkurtuar, ata u shpallën fajtorë nga gjykata e Durrësit.

/Oranews.tv/

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Read previous post:
Police operation, Luxury vehicles and criminal assets seized in Elbasan

Close