Deri tani 8 viktima nga moti i ftohtë në Shqipëri
11/01/2017 - 17:14

Ka shkuar në 8 numri total i personave të vdekur për shkak të motit të ftohtë që ka prekur vendin ditën e fundit.

Mes viktimave është dhe një fëmijë 12 vjeç i cili u mbyt në liqenin e Kasharit që kishte ngrirë pjesërisht. Djali së bashku me motrën e tij po loznin në akull kur është çarë duke i shkaktuar mbytjen e fëmijës. Motra e tij 15 vjeçe arriti të shpëtonte pasi  u ndihmua nga disa efektivë policie që ndodheshin rastësisht aty.

Edhe në Fier një bari humbi jetën pasi u mbyt kur akulli që  kishte mbuluar sipërfaqen e ujit është çarë.

Ndërkohë në qytetin e Pogradecit është gjetur i pajetë në banesën e tij 40 vjeçari Renato Shuka, i njohur edhe si Anastas Shuka, me emrin e pagëzimit. Burime nga policia e Pogradecit bëjnë me dije se viktima, nuk kishte ndezuar ngrohje në banesë, dhe dyshohet se ka gjetur vdekjen nga hipotermia si pasojë e temperaturave të ulëta.

/Oranews.tv/

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Artikull i Rekomanduar:
Arrestohet pedagogia në Shkodër, u merrte studentëve 100 euro për notë

Close