Bilanci - Deri më tani në Shqipëri janë regjistruar 600 vatra zjarri
10/08/2017 - 16:22

Shqipëria renditet në vendet që ka regjistruar një numër të lartë të vatrave të zjarreve. Shefi i Emergjencave Civile Shemsi Prençi ka bërë të ditur se në tre muaj janë regjistruar rreth 600 vatra zjarri, të cilat kanë shkrumbuar qindra hektarë.

Shemsi Prençi:Gjithsej janë mbi 640 vatra zjarri në të gjithë territorin e Shqipërisë, që nga zjarri i parë i shfaqur në fund të muajit maj. 160 prej të cilave kanë kërkuar ndërhyrjen nga strukturat shtetërore pasi pjesa më e madhe janë realizuar nga strukturat vendore të shërbimit zjarrfikës”

Emergjencat Civile bëjnë të ditur se shqetësuese ka qenë situata pranë tunelit të Krrabës në rrugën Tiranë -Elbasan, në Malin e Derjes në Dajt, në fshatin Maknor-Pezë, në parkun kombëtar të Bogovës, Një vatër e re zjarri është hapur sot dhe në fshatin Jorgucat, bashkia Dropull, por dhe në Syrin e Kaltër.

Në Jergucat zjarri mori përmasa të mëdha duke përfshirë edhe fshatin Muzinë në bashkinë e Finiqit. Për të vënë situatën nën kontroll u kërkua ndihma e helikopterit por dhe e dy avionëve zjarrfikës të ardhur nga Greqia. Emergjencat civile bëjnë të ditur se Gjatë këtij operacioni kanë marrë plagë të lehta 2 punonjës zjarrfikës, të cilët janë jashtë rrezikut për jetën. Për shuarjen e zjarreve ka ndihmuar dhe kompania VIVA e cila tashmë numëron plot 200 orë fluturime me helikopterë në ndihmë të situatës në të cilën ndodhet vendi .

Shemsi Prençi:“Pjesën më të madhe e kemi mbuluar me operacione ajrore nga kompani VIVA e kontraktuar në kushtet e emergjencës. 200 fluturime ajrore janë bërë nga kjo kompani.”

Specialistët e Emergjencave Civile, janë duke mbajtur situatën në monitorim të vazhdueshëm në të gjithë vendin. Shkak për rënien e flakëve janë zjarrëvëniet e qëllimshme por dhe temperaturat e larta

Zjarret, Rama: Po e përballojmë me sukses

/Oranews.tv/

 

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Read previous post:
Helikopterët e Vivas shuajnë zjarrin në pyjet e Rrogozhinës

Close