Prononcimi - Deputeti Rakipi flet pas aksidentit: S’kam qenë me shpejtësi
14/08/2017 - 9:19

Deputeti i PDIU-së i konsideron të pavërteta akuzat e hedhura prej PD-së në drejtim të tij mbi aksidentin e të shtunës (12 gusht 2017) në mëngjes ku mbeti viktimë tregtari 53 vjeçar Seit Sorra.

Në një komunikim me Ora News deputeti Aqif Rakipi shprehet se ndihet keq për jetën e humbur duke sqaruar dhe përse u largua nga vendi i ngjarjes.

Aqif Rakipi: Më vjen keq për jetën e njeriut që iku dhe familjarët e tij. Nuk shqetësohem për akuzat politike. Nuk kam qenë duke ecur shumë shpejt makina është dëmtuar se jam përpjekur të manovroj.  Viktima ka kaluar në fraksion sekondi dhe nuk kam asgjë për të sqaruar sepse nuk kam bërë asnjë përpjekje të përdor pozicionin tim si deputet.  Policia dhe Prokuroria kanë aty provat dhe ata vendosin si ka qenë ngjarja. Viktima ka zbritur nga furgoni dhe ka dalë përpara. Ai ishte një aksident që nuk mund të shmangej edhe pse unë nuk isha me shpejtësi.

Deputeti i është përgjigjur edhe akuzës së ngritur nga prokuroria për largimin nga vendi i ngjarjes.

Aqif Rakipi: Sa për largimin, unë kam ndaluar në vendngjarje. Kam parë njerëz që u grumbulluan. Në ato momente tronditje duke parë edhe reagimet që vinin vendosa dorëzimin në polici dhe brenda 5 minutash kam shkuar në komisariat. Për këtë policia ka marrë edhe deklarimet e dëshmitarëve në vendin e ngjarjes.

Deputeti PDIU ka treguar se kthehej në atë orë të mëngjesit nga spitali ku ka qëndruar pranë një të afërmi të tij që vuante nga një sëmundje e rëndë.

Deputeti Rakipi u përfshi në një aksident të shtunën në orët e para të mëngjesit, në autostradën Tiranë-Durrës në afërsi të mbikalimit të Kthesës së Kamzës, dhe për këtë ekspertiza ka nxjerrë fajtor viktimën. Ai do të hetohet në gjëndje të lirë 

/Oranews.tv/ 

 

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

  1. jimmy says:

    nuk e quaj te drejte largimin e aqif rakipit nga vendi i aksidentit ai eshte nje qytetar si gjithe qytetaret e republikes te shqiperise une them eshte larguar per te humbur gjurmet e krimit i dyhet denuar per krimin qe ka bere dhe largimin nga vendi i krimit .turp per nje deputet si ky nuk ndihmoj te aksidentuarin une mendoj eshte nje kriminel dhe duhet denuar me burg jo te lihet i lire .

Komento

Read previous post:
Helikopterët e Vivas shuajnë zjarrin në pyjet e Rrogozhinës

Close