Banda e shqiptarëve - Dënohet shqiptari me nofkën “kafsha” , kontrollonte kokainën në Londër
17/02/2017 - 11:29 Nga: Saimir Lleshi

Dy burra shqiptar që vepronin si “kontrolluesit” e një rrjeti të tregtarëve të kokainës në rrugët e Londrës janë burguar nga policia britanike.

Shqiptarët Ardit Dushaj, 30 vjeç, banues në Holden Close u dënua me 10 vite burg, ndërsa 23 vjeçari Ariston Marku, u dënua me 6 vite burg, si pjesë e një bande të krimit të organizuar. Vendimet janë marrë nga Gjykata e Southwark Crown gjatë ditës së djeshme (16 shkurt).

Dy shqiptarët akuzohet për shitjes të kokainës të cilësisë Class A. Duke mos u përfshirë fizikisht në furnizimin me kokainë, dy të pandehurit kanë pranuar rolin e tyre në kontrollin e personave në furnizimin me kokainë në kryeqytetin britanik.

Policia britanike bën me dije se në rrjet ishin të përfshirë kryesisht shqiptarë të shkuar në Britani në mënyrë të jashtëligjshme.

Nëntor 2015

Kriminaliteti u zbulua për herë të parë, kur një tregtar rruge i kokainës, Illr Dushaj, i afërt me Ardit Dushaj, u arrestua nga oficerët e Policisë së qytetit në nëntor të vitit 2015. Ai u burgos për 40 muaj dy muaj më vonë pas arrestimit për posedim kokaine.

Gjatë hetimeve, u ekzaminua se në telefonin e tij kishte pasur komunikime të shumta me një numër telefoni, që besohet të jetë ai i “kontrolluesit” të tij. Kjo çoi në hetimet e mëtejshme.

Korrik 2016

Në mbrëmjen e 28 korrikut 2016, Ardit Dushaj është arrestuar nga Policia e qytetit të Londrës, pasi u ndalua ndërsa po ngiste një “Renault Laguna” në Roding Lane Jug, Ilford, Essex. Ai dha një emër dhe adresë të rreme, ndërsa në makinë ishte edhe vëllai i tij Merlindi.

Pas një dokumenti të gjetur në makinë, policia ushtroi kontrolle në shtëpinë e tyre në Dagenham, ku u zbuluan kokainë, të holla si dhe një bllok me shënime në gjuhën shqipe, si: “Fitim”, ‘furnizim’, ‘shpenzimet’, “shofer”.

Ndërkohë, në shkurt të vitit 2016, në makinën e një shoferi shqiptar u gjet një dokument identifikimin e rreme që mbante foton e Ardit Dushajt. Të dy numrat e telefonit të kontaktuar nga tregtari dhe konsumatorit ishin numrat në posedim të Arditit, i cili u arrestua më vonë gjatë muajit korrik.

Katër muaj më vonë, më 30 qershor, një burrë u ndalua nga policia në rrethana të ngjashme, i cili po ngiste një makinë të përdorur nga Ardit Dushaj. Shqiptari pretendoi se ishte lituanez, por u zbulua. Në telefonin e tij u gjet sërish numri i Ardit Dushajt së bashku me një fotografi të tij. Në telefon u gjetën mesazhet, ndërsa nofka e njërit prej tyre ishte “Animal” (kafsha).

Ariston Marku ra në vëmendjen e policisë metropolitane më 21 qershor 2016 për hyrje të paligjshme në Britaninë e Madhe. Gjatë një kontrolli në automjetin e tij u gjetën 9 porcione kokainë.

Marku u arrestua në një kafene në Londër më 10 gusht 2016. Ardit Dushaj kur u arrestua dha një adresë të rreme të vendndodhjes së tij përpara arrestimit, të njëjtën që dha edhe Ariston Marku.

Ardit Dushaj dhe Ariston Marku kanë përdorur një metodë të shpërndarjes së drogës e ngjashme me prenotimin e taksive, duke i lejuar klientëve që të telefonojnë për të kryer blerjen, duke shënuar vendndodhjen e “shoferit”.

Ardit Dushaj

Ariston Marku

Deklarata e policisë britanike

/Ora News/

 

 

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Artikull i Rekomanduar:
Political dialogue, PM Rama: Ready to dialogue, but without conditions

Close