Vendimi i Gjykates - Mark Frroku i pafajshëm për vrasjen në Belgjikë. 7.5 vjet burg për të tjerat
21/04/2017 - 12:45

Gjykata e shkallës së parë e Tiranës shpall të pafajshëm Mark Frrokun për akuzën e vrasjes në Belgjikë.

Ndërsa e dënon me 7.5 vjet burg për ish-deputetin Mark Frroku për akuzat e tjera. Njëra prej akuzave të ngritura për Frrokun është edhe ajo e pastrimit të parave.

Prokuroria kërkoi dënimin me 25 vjet burg.

Avokatët: Do të ç’bëjmë vendimin në Apel: Pas seancës, dy avokatët e mbrojtjes paralajmëruan apelimin e vendimit, ndërsa e cilësuan një fitore lirimin e klientit të tyre nga akuza e vrasjes.

“Nuk kishte prova, ishte ndërtuar akuza mbi bazë thashethemesh” thanë ata.

Gazetarja: Do paraqisni prova të reja në Apel?

Vladimir Meçe: Ne i kemi paraqitur të gjitha provat në gjykimin në shkallë të parë dhe në mbrojtjen tonë dhe mendojmë që në Apel do ta ç’bëjmë edhe këtë pjesë të vendimit.

Ka vend që në Apel të paraqesim kërkesë dhe ka vend që Gjykata e Apelit të pranojë kërkesën tonë për kryerjen e një akti të ri ekspertimi. Mendojmë që Gjykata e Shkallës së Parë nuk ka vepruar drejt duke rrëzuar kërkesën për kryerjen e këtij akti të ri ekspertimi. Kjo është thelbësore dhe mbi këtë pastaj gjykohet dhe vlerësohet”.

Gazetarja: E cilësoni ju si mbrojtje një fitore faktin që morët pafajësi për akzuën e vrasjes.

Vladimir Meçe: Padyshim që po.

Ishte një akuzë e ndërtuar mbi thashetheme që në fillim të herës, e kishim thënë që nuk kishte prova për vrasje”.


Sipas organit të akuzës Frroku duhet të shpallej fajtor:

1 – Për akuzën: “Vrasje me paramendim, e kryer në bashkëpunim” kërkoi dënimin 17 vjet burgim

2 – Për akuzën “Refuzimi për deklarimin, mosdeklarimi, fshehja ose deklarimi i rremë i pasurive të personave të zgjedhur dhe nënpunësve publikë”, kërkoi dënimin 3 vjet burg

3- Për akuzën “Pastrim i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale” kërkoi dënimin 15 vjet burg.

4 – Për akuzën “Ndërtim të paligjshëm” kërkoi dënimin me 4 vjet burg

/Oranews.tv/

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Read previous post:
Helikopterët e Vivas shuajnë zjarrin në pyjet e Rrogozhinës

Close