Arrestimi - Polici i Kavajës dekonspironte hetimet tek hajduti i makinave
14/09/2017 - 10:31

Një inspektor i policisë i Kavajës është arrestuar pasi akuzohet se ka dekonspiruar proceset hetimore lidhur me një person i cili ishte në hetim për vjedhje me pasoja të rënda.

Në pranga është vënë shtetasi Engrid Hënaj, i cili mësohet se komunikonte në telefon me Fatjon Lilën në hetim nga Prokuroria e Kavajës

Telefonatat me te hetuarin-  Lila ishte në hetim pasi dyshohej se, në bashkëpunim me persona të tjerë, kishin vjedhur tre automjete në një kompleks magazinash në Kavajë.

“Në komunikimet telefonike ndërmjet tyre, punonjësi i Policisë ishte i pari që e informoi se emri i Fation Lilës ishte ndër të dyshuarit kryesorë për vjedhjen e automjeteve” informon prokuroria.

Gjithashtu, punonjësi i policisë, Ergrid Hënaj e kishte informuar  që ndaj tij kishte dalë masa e sigurisë “arrest me burg”.

“Gjatë kohës që ka qenë në kërkim, ai komunikonte shpesh me një punonjës policie, i cili më pas rezultoi se ishte Engrit Hënaj. Ky i fundit e informonte të kërkuarin që në fazat e para të hetimit për vjedhjen, pra që në momentin kur ndaj tij nuk kishte dalë akoma masa e sigurimit.” informon prokuroria.

Pas arrestimit të Fatjon Lilës (më 25 gusht 2017)  Prokuroria vijoi hetimet për të zbuluar se kush ishte personi që e kishte informuar atë kohës që ai ishte në arrati.

“Në bazë të veprimeve proceduriale, rezultoi se ai ishte shtetasi Engrit H., I cili ishte punonjës policie pranë Drejtorisë së Policisë së Tiranës.” vijon prokuroria

Arrestimi i Policit – Sot (14 shtator) me kërkesë të Prokurorisë së Kavajës, gjykata caktoi masën e sigurisë “arrest në burg” për Engrit Hënaj, inspektor policie në Tiranë, i dyshuar për veprën penale të “Shpërdorimit të detyrës”.

Policia e Tiranes sqaroi sot nga hetimi ka rezultuar se ky punonjës policie në disa raste ka bashkëpunuar me shtetasin Lila i arrestuar për veprën penale të “Vjedhjes në bashkëpunim me shumë se një herë” parashikuar nga neni 134/2.

Ndërkohë policia informon se “SHÇBA ka siguruar prova se kundrejt marrjes së shumave të ndryshme të parave dhe favoreve të tjera, punonjësi i policisë, në shumë raste i jepte informacione mbi veprimet policore që kryheshin, shtetasit të mësipërm dhe personave të tjerë të implikuar ne veprimtari kriminale”

Arrestimi u bë i mundur pas një hetimi të përbashkët me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Kavajë, duke aplikuar metoda speciale të hetimit.

Engrit Hënaj akuzohet për veprën penale të “Shpërdorimit të detyrës” dhe “Përkrahje të autorit të krimit” parashikuar nga nenet 248 dhe 302 i Kodit Penal. ”

Vazhdojnë hetimet për implikimin e punonjësve të tjerë të Policisë të përfshirë.

Engrit Henaj ishte me detyrë trup shërbimi në Repartin “Shqiponja” ne D.P.V. Tiranë.

/Oranews.tv/

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Read previous post:
Trafikantët e drogës-policit: Ju tregoj unë çfarë të bëni tani

Close