Kontrollet - Dëbohen nga Italia tre shqiptarë, ishin klandestinë
23/08/2017 - 17:35 Nga: Alba Kepi

Tre shtetas shqiptarë të moshës 27, 28 e 31 vjeç janë dëbuar nga Italia pasi gjatë kontrollit kanë rezultuar pa leje të rregullt qëndrimi.

Gjatë hetimit për identitetin e tyre autoritetet italiane kanë vërtetuar se 3 shtetasit shqiptarë ishin dëbuar dhe më parë nga shtete të tjera europiane si Suedia e Danimarka e ndaj tyre ekzistonte një urdhër ndalimi hyrje në territorin Shengen deri më vitin 2020.

3 shtetasit shqiptarë jetonin ilegalisht në komunën Vittoria të ishullit të Siçilisë e identifikimi i tyre qe rezutat i shtimit të masave të sigurisë e të kontrollit në të gjithë territorin italian.

/Oranews.tv/

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Komento

Read previous post:
Trade with foreign countries, INSTAT: Exports of construction materials and metals increased

Close