Intervistë për Ora News - Debati PS-LSI për arsimin, Nikolla: Klimë e mirë bashkëpunimi
20/03/2017 - 20:40

Debatin mes PS dhe LSI për arsimin, ministrja e  Lindita Nikolla e shikon si një klimë të mirë bashkëpunimi. Në studion e lajmeve të Ora News Nikolla tha se nuk janë anashkaluar kritikat.

Duke folur për ligjin e arsimit të lartë Nikolla dhe se këtë vit procedurat nuk do të zgjasin, ndërsa shtoi se maturantët nuk kanë asnjë paqartësi. 

Ministrja sqaroi edhe trifat e studimit për të cilat tha se nuk do të ketë rritje të tarifës maksimale. Nikollia iu përgjigj edhe akuzave për portalin Mësues për Shqipërinë, duke sqaruar se nuk punësohen persona që nuk e meritojnë.

Pjesë nga intervista

Nikolla: Nuk ka as hedhje poshtë shqetësimi dhe nuk ka asnjë lloj dëshire për ta anashkaluar kritikat dhe situatat që vlejnë për të pasur një standard të ri. Është një klimë bashkëpunimi dhe dëshirë për të bërë më të mirën për maturantët. Ministrat shkojnë e vijnë, deputetët shkojnë e vijnë, partitë rriten, fitojnë dhe humbin zgjedhjet, por ajo që është e rëndësishme është që cilësia dhe shkolla është aty, është një pasur publike dhe maturantët duhet të ndihen të qetë dhe të qartë për të vijuar zgjedhjen e tyre që është një zgjedhje me shumë rëndësi në vijimësi të karrierës së tyre profesionale.

Çfarë do të ndodhë këtë vit, ajo situatë e konsideruar e paprecedentë, kaosi i krijuar?

Nikolla: Nuk mund të parashikohet në një skemë të re pranimesh në Universitet që një forcë politike, në momentin që maturantët janë duke zgjedhur, në momentin që universitetet kanë shpallur kriterët, në momentin që përfaqësues të universiteteve, por edhe të ministrisë së Arsimit reflektojnë qetësi dhe rregulla të cilën duhet zbatuar, një forcë politike sic është opozita që ne kemi të realizojë 22 statuse në FB, mbi 10 fjalime në parlament apo mbi 8 konferenca për shtyp në drejtimin e kundërt, e ngjizjes së një paniku në mas dhe një paqartësie tek maturantët por që nuk kishte të bënte me atë që po ndodhte. Pra nëse flasim për atë panik të stisur nga opozita unë jam kokëulur sepse nuk mund ta parashikojë që kursesi një forcë politike dhe njerëz të arsyeshëm do të bënin të bënin të mundur ngjalljen e një paniku kaq të madh për një sistem që që nuk është shpikje e qeverisë shqiptare, por është sistemi që sot përdoret rëndom në vendet e BE ku arsimi i lartë është prioritet dhe shënon standard cilësor në hapësirën e arsimit të lartë.

Unë jam shumë e vetëdijshme të shikoj realitetin në sy, të kuptoj se jo cdo sistem, aq më tepër që në vitin e parë të zbatimit ajo të jetë perfekte. Ndaj ne kemi axhustuar dhe po ecim shumë shpejt në kohë bashkë me institucionet tona të arsimit të lartë për të bërë të mundur informimin e maturantëve, transparencën dhe në fund të ditës për secilin prej maturantëve dilema e vetëm të jetë vetëm merita e tyre dhe konkurrenca mbi bazën e meritës ku impelemtohet një sistem i drejtë, që ka më shumë transaprencë për maturantët. Sa i përket shqetësimeve, jo vetëm shqetësime që vijnë nga deputetë apo nga forca politike por edhe shqetësime që vijnë nga maturantë apo prindër të tyre ne jo vetëm i kemi ndjekur dhe i kemi shtjelluar deri në fund. Unë deri në këto momente kam takuar mbi 10 maturantë duke trajtuar çdo dilemë që  kanë duke informuar jo vetëm procesin e praniveme, por edhe si duhet të qartësojnë kriteret e universiteteve dhe ti “përplasin” ato me kredencialet me arritjet e tyre, në mënyrë që merita e çdo maturanti të jetë fituese dhe ai të jetë një pjesë e institucioneve tona të arsimit të lartë. Kjo është e vërteta.

Ka qenë një çështje e fabrikuar politike po thoni zonja Nikolla, nuk ka pasur psh studentë me mesatare të lartë nuk shkuan në degët që donin, apo një pjesë e tyre u trembën nga situata e krijuar dhe u regjistruan direkt në universitetet private?

Nikolla: Sapo e dhatë përgjigjen, u trembën, por nga kush u trembën, sepse Universitetet thonin që kuotat janë të lira . Kanë dalë disa dekanë të universiteteve publike që kuotat janë të lira, unë disa herë kam thënë qetësi, kuotat janë për ju. Ndiqni universitetet, rregullat, zbatoni procesin e regjistrimeve. Kjo ka qenë ajo sa na përket ne. Ndërsa paniku që ka ardhur nga faktorë të tjerë që nuk lidhen me procedurën universitare apo të ministrisë së Arsimit sigurisht që ka ndikuar në maturantë të caktuar. Megjithatë ajo që është e rëndësishme është që shifrat flasin për një situatë tjetër. Rreth 56 % e programeve të studimit në institucionet tona të arsimit publik, sot reflektojnë që kanë një cilësi të shtuar pranimet në universitet. Unë kam kontaktuar në universitetin e Vlorës, Gjirokastrës, Shkodrës, Korces, Elbasanit dhe në masë është pohimi që është nga vitet e para që ndihemi krejt ndryshe në auditor sepse kanë një interes të shtuar dhe cilësi të shtuar studentët e pranuar në vitin e parë. Kjo është një shëndoshje e sistemit tonë të arsimit të lartë, por padyshim duke adresuar të gjitha momentet që kanë të bëjnë me informimin dhe ngushtimin e hapësirave kohore në mënyrë që mos lemë shtek për asnjë paqartësi për maturantet dhe prindërit e tyre. Procesi ka filluar në kohë. Universiteti ka shpallur kriteret, është dedikuar tre javë informim i maturantëve në të gjitha qytetet e vendit dhe drejtorive arsimore.

Ku kanë paqartësi studentët?

Nikolla: Nuk ka paqartësi, vetëm pyetje normale për një sistem të ri, sa dhe si kritere duhen lexuar dhe unë atë që kam bërë në ato takime gjej rastin ta përsëris edhe në studion tuaj është ekzaktësisht sesi një maturante nga Berati me tha sesi kishte mundur të fitonte në tre universitete amerikane, një prej të cilave në 15 më të mirat. Teksa më pyeste si do të jetë procesi i aplikmeve më tha që unë kam fituar në tre universitete. I thashë si veprove? U ula me laps dhe me letër, mora informacion se kush janë universitetet me programe më të mira studimit që unë doja, hyra në faqet e tyre dhe reflektova kriteret me rezultatet e mia dhe e ftova vajzën dhe të njëjtën gjë duhet të bëjnë të gjithë maturantëte e Shqipërisë. Secili rezultatet e tyre në raport me kriteret e shpallur në cdo program studimi.

Sa faza do të jenë këtë vit, vjet ishin tre faza?

Nikolla: Nuk do të jetë tre muaj, nuk do të jetë kjo koha e gjatë. Nuk ka si të jetë tre muaj ndërkohë që provimet e Maturës Shtetërore, gjithë korrigjimi përfndon në fund të korrikut. Do të jetë një kohë shumë e shkurtër. Ne po e diskutojmë me universitetet.

Do të jetë 2 javë sa kanë propozuar vetë universitetet, do ta merrni në konsideratë këtë gjë?

Nikolla: Ku kanë propozuar dy javë universitetet. Nuk e di ku e kënë bërë këtë propozim ekspertët sepse tryezat apo grupi që po merret me përcaktimin e modaliteteve të sistemit të ri të pranimeve ende nuk ka darftuar mënyrën përfundimtare. Do të ketë një kalendar të qartë nga dita e fundit që është fillimi i universitetit në 15 tetor dhe deri në ditën kur mbarojnë provimet e maturës shtetërore për të shteruar këtë proces në kushtet e një transparence të plotë.

Janë gati formularët e këtij viti?

Nikolla: Është formulari i parë i aplikimit me të cilën fillon procesi i hedhjes së të dhënave të çdo maturanti në faqen e-albania dhe më pas përcaktimi se cilat lëndë do të marrin me zgjedhje në provimet e maturës shtetrore, pra nuk ka ndryshuar asgjë, është vetëm një formular, formulary i parë që lidhet me procesin e Maturës Shtetërore.

Tarifat 

Nikolla: Ligji i ri i arsimit të lartë përcakton që është qeveria ajo që përcakton tarifën maksimale dhe ne do të çojmë pranë IAL, kemi pritur edhe konstituimin e bordeve, sepse ligji i ri i arsimit të lartë ia njeh bordeve edhe këtë moment që lidhet me përcaktimin e tarifave të studimit dhe ne do të vendosim si tarifë maksimale sërish tarifat maksimale që janë në fuqi për IAL, pra nuk do të ketë rritje të tarifës maksiamel. Do të  doja të sqaroja të gjithë shikuesit për faktin e një gënjeshtre të madhe që lidhet me tarifat e studimit dhe sidomos kur rritjen e tarifave e lidhin me ligjin e ri të arsimit të lartë. Ligji i ri i arsimit të lartë ka hyrë në fuqi në 2015 dhe që pas hyrjes në fuqi ne nuk kemi asnjë rritje të tarifave të studimit. Nga viti 2009 deri në vitin 2013 ne kemi rritje të tarifave të sudimit. Pra nëse tarifa minimale në 2009 ishte 12 mijë lekë ajo u rrit me 20.2 % duke shkuar 14430 lekë, tarifa mesatare u rrit me 25%, ndërsa tarifa maksimale nga 30 mijë u rrit në 45 mijë lekë, gjatë qeverisjes së shkuar. Kjo rritje tarife ka impaktuar 25 mijë student duke sjellë një efekt financiar në IAL një vlerë prej 128 mln lekësh. Ndërkohë tarifat janë rritur në 2014 në një vlerë të tillë dhe u rritën në 2014 sepse pasi ne verifikuam kriteret e ligjit kemi bërë një sërë ndërhyrjesh në IAL dhe posacërisht jo vetëm mbyllëm 18 universitete private por nuk dhamë dhe kuota në sistemin part time. Gjë që pamundëson një sasi të ardhurash për universitetet. Në 2014 tarifa minimale është rritur nga 14430 lekë, në 20 mijë lekë ose 27.8%. Tarifa mesatare është nga 20600 lekë është rritur në 26100 lekë ose 27% dhe tarifa maksimale nuk është rritur. Pra nga kjo rritje tarifash janë impaktuar 14 mijë studentë  nga 23 mijë që janë imapktuar nga rritja e tarifave 4 vite më parë me një efekt financiar 75 mln lekë. Nga 2014 deri tani nuk kemi asnjë rritje të tarifave në IAL publik në vend dhe aq më shumë as në rritje që lidhet me ligjin e arsimit të lartë.

Një tjetër akuzë është Mësues për Shqipërinë që janë punësuar militantë apo mbështetës të partisë tuaj duke bërë presion edhe mësuesve?

Nikolla: Nuk e kuptoj si mund ta besoni këtë gjë që nëse fton në një sistem vlerësimi të sekretuar ku mësuesit rankohën në bazë të meritës së tyre dhe më pas thirren për tu punësuar në bvazë të rankimit se ku këtu qëndron ajo që ju thatë. Si do ishte më mirë të vendosnim këtë sistem të ri të meritës apo ashtu siç ishte që ishte fare e lehtë kur ishte politika sheshit, por edhe korrupsioni sheshit për të emëruar në arsim. Kjo është një gënjeshtër e trupshme në të cilën janë 3 mijë mësues  dëshmitarë sot në një process transparent që jo vetëm unë krenohem por do të kthejë edhe dinjitetin në procesin e emërimeve në arsim.

vijon

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Artikull i Rekomanduar:
BOOM denoncon skandalin: Zbulohet skema e ndërhyrjes në shortin e Administratives(Emisioni i plotë, 20 mars 2017)

Close