Shannon takim me Bushatin - DASH, thirrje të gjitha partive në Shqipëri të marrin pjesë në zgjedhje
21/04/2017 - 7:54

Departamenti i Shtetit ka bërë thirrje që të gjitha partitë politike të marrin pjesë në zgjedhjet e 18 qershorit pasi kjo është e rëndësishme për demokracinë në vend. Gjatë vizitës së Ministrit të Jashtëm, Ditmir Bushati në Washington, Nënsekretari i Shtetit Shanon u shpreh se Shtetet e Bashkuara mbështesin përpjekjet e Shqipërisë për reformën në drejtësi, sundimin e ligjit dhe respektimin e të drejtave të njeriut.

Departamenti Amerikan i Shtetit e konsideron të rëndësishme për vendin që të gjitha partitë politike të marrin pjesë në zgjedhjet e 18 qershorit.

Këtë e ka bërë të ditur nën/sekretari amerikan i shtetit për çështjet politike, Thomas Shanon, i cili zhvilloi edhe një takim me Ministrin e Jashtëm, Ditmir Bushati. 

Kjo deklaratë vjen pasi Partia Demokratike prej 63 ditësh gjendet në protestë dhe nuk është regjistruar për të marrë pjesë për zgjedhjet që do të mbahen.

Nënsekretari Shanon pohoi partneritetin e ngushtë mes Shqiëprisë dhe Shteteve të Bashkuara si dhe mbështetjen e fortë të Amerikës për reformat kryesore në vend, veçanërisht reformës në drejtësi.

Shanon shprehu vlerësimin e tij për angazhimin e përbashkët ndaj vlerave demokratike, sundimit të ligjit dhe respektimin e të drejtave të njeriut.

Gjatë vizitës së tij në Washington, Ministri Ditmir Bushati u takua edhe Nënsekretaren amerikane të shtetit për Politikat e Mbrojtjes, Theresa Whelan.

/Oranews.tv/

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Artikull i Rekomanduar:
Kënga bamirëse e artistëve për zjarrin në Londër thyen rekord

Close