Arena - Dade: S’na kanë mbështetur në çadër, PD përsërit gabime të mëparshme
20/04/2017 - 22:04

Kryetarja e Komisionit të Jashtëm Arta Dade thotë në “Arena” nga Dritan Hila në Ora News, se kur opozita socialiste protestonte në çadër nuk kishte asnjë inkurajim nga partnerët ndërkombëtar, duke shtuar se PD po përsërit disa gabime të mëparshme.

Pjesë nga diskutimet: 

Dade: Duke patur përvojë edhe vetë si anëtare e Partisë Socialiste, duke patur debate edhe në atë kohë nëse duhej bojkotuar Parlamenti apo jo. Nuk kemi pasur mbështetje në asnjë rast as nga social-demokratët e BE-së. Madje nuk na ka vizituar askush në çadër për të na inkurajuar. E kam vënë re që edhe opozita ka përsëritur gabime të mëparshme. Do të parapëlqeja që për këto sfida që kalon vendi duhet të ishte në Parlament. Ju e shikoni se si është shndërruar Parlamenti, ku është kthyer në arenë sulmesh personale. Përtej përmbajtjes së debatit parlamentar është shumë keq që gjysma e sallës është bosh. Kanë qenë kërkesa maksimaliste.

Shpreh mendimin se do të ishte e udhës. Shikoni edhe rezolutën e PPE-së në Maltë, por kam informacione se edhe gjatë takimit me Merkel, Basha është këshilluar të hyjë në Parlament. Unë shpresoj që opozita të kthehet në Parlament. Zgjedhjet sipas Kushtetutës nuk kanë asnjë lloj mënyrë si të shtyhen. Unë shpresoj se ka ende hapësira për të shfrytëzuar dhe java që vjen të mundësojë një gjë të tillë, sepse më duket se opozita e mbyllur në çadër ka humbur mjaft kohë dhe duhet të ishte e udhës të ishte në Parlament, në institucione dhe të adresoheshin problemet.

 

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Artikull i Rekomanduar:
Vajza shkon në shkollë me protezë në këmbë, shokët e presin të lumtur

Close