Tirane - “Cup Song Albania” në Guinness, Ora News pamje fantastike me dron
25/03/2017 - 13:30

“Cup Song Albania” thyen rekordin Guinness. Performanca me 2016 nxënës e sinkronizuar në sheshin “Skënderbej” në Tiranë, u vlerësua nga gjykatësit e Guinness të cilët erdhën në Tiranë për ta ndjekur nga afër eventin.  

Sirea Film, në bashkëpunim me bashkinë e kryeqytetit, Ministrinë e Arsimit dhe Ora News media partner, thyen rekord botëror duke promovuar një Shqipëri më të mirë, të denjë për brezin e ri.

Kur një solist përmend dilemën “Të rri apo të iki”, 2 mijë veta, të ulur formuan fjalën “Albania”. Një duet midis tokës dhe duarve njerëzore në emer të paqes, shpresës dhe bashkëjetesës.

Leonard Bombaj: Përmes World Record Guinness ne këtu shpërndamë tingujt e jetës, ritmin e një zemre të vetme për një qëllim të vetëm paqe, shpresë e dashuri. 

Ora News ndoqi live gjithë performancën përmes facebook por dhe sjell pamje fantastike me dron të kësaj performance.

“Cup Song Albania” u interpretua njëkohësisht në Durrës, Shkodër, Korçë, Vlorë dhe Gjirokastër.

Një çast, një vend, një ritëm ku të rinjtë shqiptarë japin një lajm të mirë për botën: për paqe, dashuri dhe bashkëjetesë.

 

 

Organizimi me prova

Prej gati dy muajsh, nxënës të përzgjedhur nga shkolla të ndryshme të Tiranës janë organizuar në prova të vazhdueshme në krijimin e muzikës ritmike përmes gotave.

Më 25 mars, 2000 nxënës do të formojnë emrin “Albania” ndërkohë që 2000 tollumbaca me mesazhe do lëshohen drejt qiellit e mbi 100 dritare të ministrive do të hapen njëherësh, në kryeqytet.

 

/Oranews.tv/

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Artikull i Rekomanduar:
Australi, kapet krokodili gjigant

Close