Peqin - “Çun i mirë Luli, mbajeni fotografinë”, Basha-Ramës: Pse kë do mbajmë? Tënden?
18/06/2017 - 14:47

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha u tregoi banorëve të Peqinit efektet e planit të tij ekonomik dhe u kujdes ti sqarojë nga afër se nuk do të ketë marrëveshje pas 25 qershorit me atë që e cilëson Republikë të vjetër.

Basha: E keni parë që thotë; është çun i mirë Luli, është çun i mirë Luli, mbaj fotografinë e Lulit, po pse kë do mbajnë? Tënden? 300 mijë vende pune i bëre 300 mijë refugjatë. Shëndetësinë falas e fute në gropë. Tani nga mëngjesi deri në darkë, Luli, Luli, Luli, thua se është shoku im. Ne do ta mundim nuk e lë më asnjë ditë në Republikën e vjetër.

Masat konkrete të planit ekonomik ia sqaroi bizneseve të cilëve u tregoi për pullën fiskalë që do mbajë larg sipas tij tatimorët

Basha: Po u kap inspektor këtu do ta pijë e zeza, do të shkojë në prokurori. Nuk do të shkojnë më paratë as për koncesione as për pllaka, as për palma, por tek brezi i ri dhe shtresat në nevojë. Por që të ndodhë kjo duhet të kemi biznesin e fortë, duhet të kemi ekonominë e fortë.

Një javë para se shqiptarët t’i drejtohen kutive të votimit, Basha kishte një mesazh

Basha: Ndahemi nga krimi dhe kriminelët në politikë në radhë të parë. Do të marrin fund kriminelët në politikë, s’ka për të pas më kriminelë në politikë. Ata që i rren mendja, ta dinë mirë se i kanë orët e numëruara. Vendimi është marrë. Kemi ekipin, kemi planin, kemi vendosmërinë dhe do ta çojmë deri në fund. Mos lini derë pa trokitur pa u çuar lajmin njerëzve. Republika e vjetër ka marrë fund, është marrë vendimi”.

/Ora News.tv/

 

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Read previous post:
Investment at Lake Park, City Hall is constructing a third sport area

Close