Tonight Ilva Tare - Çili shpërthen në akuza ndaj Bashës: Republika e re është një bullshit
20/03/2017 - 21:49

Botuesit i mediave “Mapo” i ftuar në “Tonight Ilva Tare” në Ora News, ka shpërthyer në akuza ndaj kreut të Partisë Demokratike Lulzim Basha, duke e konsideruar programin e Republikës së Re si punizëm, një bullshit.

Ai mori si shembull ligjin e arsimit të lartë që Basha ka premtuar se do ta anulojë, por deputeti demokrat Luçiano Boçi tha se Çili ishte klient i qeverisë dhe se universiteti i tij kishte përfituar doktoratura më shumë se çdo universitet tjetër.  

Pjesë nga biseda: 

Çili: Diskursi për republikën e re, në mënyrën si është formuluar deri tani nga zoti Basha është vërtetë një bullshit.  Republika e Re e Bashës nuk ka asnjë përmbajtje. Është e mbushur me paqartësi, me punizëm. Le që është një term punist: Ka vetëm një republikë; ajo e tregut të lirë e garës dhe ajo e parimeve demokratike.

Tek propozimi i republikës, Basha është në një superkaos ideologjik, konceptual sepse opozita e Lulzim Bashës në këto 4 vjet i është nënshtruar ndikimeve të çfarëdolloj kauze të rrugës. Një herë është bërë puniste, një herë ambientaliste, etatiste, konservatore etj.  Lulzim Basha ka një përgjegjësi të rëndë historike dhe ka një detyrë për të ardhmen që e ka çoroditur nga lloj lloj ndikimesh profilin e programit të Partisë Demokratike. Po i bie troç. Thotë se do të anulojë ligjin e arsimit të lartë. Shumë mirë do të bëjë po ta anulojë.

Tare: Je në konflikt interesi…

Çili: S’kam konflikt interesi, kam interesa.

Boçi: Ti je klient i qeverisë. Nuk mund ta parashtron këtë..

Çili: Klient i qeverisë është një term bosh. Është një banalitet. Unë s’marr asnjë fond publik

Boçi: Merr studentë…merr doktoratura. Ke marrë doktoratura më shumë se çdo universitet tjetër.

Çili: Gënjeshtër…Thotë: Do mbështes universitete publike thotë…pse universitetet private të kujt janë? Ky është punizëm.

Programi i Lulzim Bashës për Republikën e re është i ndikuar nga një dozë e madhe punizmi. Lulzim Basha ka përgjegjësinë se prishur kolonën ideologjike të Partisë Demokratike dhe ka përgjegjësinë ta rikthejë në parametrat e duhur. Kjo nuk është as elektorale dhe as nuk i jep apo i prish karakterin PD-së si forca antikomuniste dhe forca kryesore e vendosjes së tregut të lirë e konkurencës në Shqipëri.

LSI bën shumë mirë që kundërshton ligjin e arsimit të lartë, sepse është parti e majtë dhe është në të drejtën e vet. Unë kam problem kur e kundërshton Partia Demokratike.  

Një parti e cila thotë do të bëjë këtë gjë vetëm për Universitetet publike dhe është një nga pjesët e bilancit të 8 vjeçarit të kryeministrit Berisha – krijimi dhe konsolidimi i sektorit privat- në vend që të shkojë më tej drejt liberalizimit do ta kthejë në pozitat puniste. Ligji i ri i Arsimit të lartë është një ligj i majtë i rrugës së tretë në përputhje me me filozofinë e kryeministrit aktual. Nëse Basha do ta kthejë më mbrapa do ta bëjë punist fare ky është problem tjetër. Po i mori votat le ta bëjë.

Emisioni u transmetua mbrëmjen e 20 marsit në Ora News.

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

  1. tironsi/gjermani says:

    Arsimi privat ka sigurisht te mirat e perparesite e tij por ne shqiperi duke patur parasysh te ardhurat per koke te shqiptareve ai do te mbetet nje privilegj per femijet e shtreses se pasur qe ne fakt perben me pak se 10% te popullsise ne vend.

    Arsimi publik eshte nje “non plus ultra” per shqiperine. Ai duhet te forcohet e te jete pa pagese, si edhe i nje niveli te lartze bashkekohor. Eshte pikerish arsimi ai qe e ka zgjuar popullin Shqiptar nga letargja shekullore. Eshte pikerisht dija ajo qe ka ndergjegjesuar masat e gjera te popullit te kuptojne genjeshtrat e komunizmit apo te atyre qe jane fshehur nen kete ferexhe duke ju premtuar katundareve injorante se do te hane me luge floriri.

    Zoti Cili sikur te mos kishte egzistuar arsimi shteteror besoj se me kuptoni drejt edhe ju nuk do te kishit arritur aty ku jeni sot, pavaresish se jeni nje femi i nje asrimtare te nderuar.

    Askujt nuk duhet ti zvogelohen shanset per nje jete me te mire vetem sepse s`paska patur fatin te kete Prinder te pasur.

Komento

Artikull i Rekomanduar:
Vajza shkon në shkollë me protezë në këmbë, shokët e presin të lumtur

Close