Senatorët e SHBA në Tiranë, diskutim për rajonin dhe terrorizmin
12/08/2017 - 21:05

Katër senatorë amerikanë Blunt, Cornyn, Cotton, dhe Tillis vizituan Shqipërinë ku kanë zhvilluar takime me Presidentin e Vendit Ilir Meta si dhe me zyrtarë të PD.

Në deklaratën për mediat të ambasadës së SHBA në Tiranë bëhet e ditur se në takim është diskutuar për partneritetin ndërmjet Shteteve të Bashkuara dhe Shqipërisë, si dhe çështjet e bashkëpunimit për sigurinë, mbrojtjen dhe luftën ndaj terrorizmit.

Gjatë bizedës është  nënvizuar rëndësinë e rolit të Shqipërisë në stabilitetin rajonal, përpjekjet për të luftuar terrorizmin, dhe rëndësinë e zbatimit të reformave kryesore, përfshirë reformën në drejtësi.

Ndërkohë nga selia e Presidencës nënvizohet se Meta ka siguruar se baza e prosperitetit dhe zhvillimit të rajonit tonë, është bashkëpunimi kundër terrorizmit dhe krimit të organizuar me SHBA-në dhe NATO-n, ndërkohë që  është vendimtar për të ardhmen e sigurt të vendeve tona dhe qytetarëve tanë.

Ndërkohë në deklaratën e selisë Blu, Edi Paloka shprehet se kjo vizitë  është dëshmia më e mirë e kësaj mbështetjeje dhe të interesit të Shteteve të Bashkuara ndaj krizës që po kalon vendi.

Paloka i njohu senatorët me faktin se  prej katër vitesh Shqipëria është nën diktatin e një qeverisjeje të kapur nga interesa të ngushta kriminale, nje qeveri që për PD  ka mbështetur dhe është implikuar drejtëpërsëdrejti në kanabizimin e vendit. Me fitimet kolosale të trafikimit të kanabisit, tha Paloka, është financuar dhe blerja masive e votës anembanë vendit ne zgjedhjet e 25 qershorit.

/Oranews.tv/

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Komento

Read previous post:
Helikopterët e Vivas shuajnë zjarrin në pyjet e Rrogozhinës

Close