Cez vijon ndërprerjen e energjisë për debitorët
19/04/2013, 15:43
Përditesuar: 19/04/2013, 20:46
" frameborder="0" allowfullscreen>

Përmirësohen  treguesit e Kompanisë Cez Shpërndarje.

Administratori shtetëror Sahit Dollapi, gjatë një aksioni për ndrëprerjen e lidhjeve të paligjshme ka deklaruar se gjatë këtij tremujori  janë ulur humbjet në rrjet nga 59 % në 48% si dhe janë rritur ndjeshëm arkëtimet. Sipas Dollapit tashmë edhe niveli i defekteve në rrjet është ulur si rezultat i investimeve të realizuara.

Administratori Dollapi ndër të tjera ka deklaruar se do të vijojë ndërpreja e energjisë për të gjithë debitorët.

Mgjithatë sipas kreut të CEZ Shpërndarje do të vijoj puna për të përmirësuar më tej performancën  si dhe marrëdhëniet me qytetarët.

Komento