Çantat e rënda të shkollës, fëmijët e klasave të I e II mbajnë deri në 5 kg
20/04/2017 - 20:32 Nga: Manjola Hasa

Nxënësit e klasave të fillores mbajnë në shpinën e tyre çanta që peshojnë deri në 5 kg, duke tejakluar peshën e lejuar. Ekspertët e shëndetit thonë se çanta nuk duhet të rëndojë më shumë se 2.5 kg pasi shfaqen probleme shëndetësore që lidhen me deformimet fizike. Ndërsa mësuesit thonë se me kurrikulën e re, një pjesë e materialeve mësimore qëndrojnë në klasë.

Çantat e rënda të nxënësve të shkollave fillore tejkalojnë peshën e lejuar duke u kthyer në një shqetësim serioz për të vegjëlit. Një fëmijë i klasës së parë, ose i klasës së dytë peshon 20 deri në 23 kg ndërsa çanta që ai mban mbi shpinë peshon deri në 5 kg. Ekspertët mendojnë se një fëmijë në këtë moshë nuk duhet të mbajnë një peshë më shumë se 2.5 kg ndërkohë që në shkollat tona fillore realiteti është ky.

Fëmijët ankohen se çanta e tyre rëndon aq sa ju shkakton dhimbje në kurrizë.

Por cila do të ishte zgjidhja në kohën kur ende nuk mund të flitet për përdorimin në masë të laptop-it e tableteve tek nxënësit. Në shkollën “Fan Noli” po përdoret ky model që i përshtatet kurrikualve të reja, materialet e nxënësve qëndorjnë në dosje të personalizuara në klasë.

Mësuese, shkolla “Fan S.Noli”: Deri diku them se problemi është eliminuar për arsye se kurrikula e re që jep shumë favore, dosjet që janë të rënda i lënë në klasë.

Prindërit duhet të jenë të kujdeshëm që të zgjedhin çantën që peshon më pak, pavarësisht trendeve të ngjyrave dhe personazheve të filmave.

/Oranews.tv/

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

  1. Anonymous says:

    Mendoj se me i rendesishem eshte fakti qe ministria e arsimit duhet te kerkoje nga shtepite botuese dhe shtypshkronjat qe cilesia e letres te jete e mire dhe jo ajo e fundit sepse nje flete libri jocilesore eshte e rende. Duhet te sanksionohet jo te abuzohet me cilesine e ulet dhe perfitimin e madh.

Komento

Artikull i Rekomanduar:
Bota arabe kushtëzon Katarin

Close