Vendimi - Byroja përjashton për 10 ditë deputetin Flamur Noka
12/10/2017 - 20:14 Nga: Sonil Frashëri

Deputeti i Partisë Demokratike, Flamur Noka është përjashtuar 10 ditë nga punimet e Kuvendit të Shqipërisë pasi shkeli rregulloren duke bllokoi foltoren e parlamentit. Vendimi u mor nga Byroja e Kuvendit me 5 votat pro të përfaqësuesve socialistë dhe 3 kundër të opozitës. Pas vendimit, deputeti Noka dhe nënkryetari demokrat Edi Paloka thanë se ky vendim është i urdhëruar nga Edi Rama për t’i mbyllur gojën opozitës.

Byroja e Kuvendit përjashtoi me 10 ditë nga punimet e parlamentit deputetin e Partisë Demokratike, Flamur Noka, pas pushtimit të foltores duke shkelur rregulloren.

I thirrur në mbledhje, deputeti Noka dha versionin e tij të ngjarjes duke e ndarë atë edhe me mediat.

Sipas Nokës, ai që duhej përjashtuar ishte Kryeministri pasi kishte përdorur një gjuhë rrugaçërore gjatë seancës.

Noka: Në vend që të përjashtohet kryeministri i vendit që flet me zhargon rruge në sallën e Kuvendit përjashtohet deputeti që kërkon konform rregullores të zbatohet rregullorja. Ky është turpi i këtij parlamenti. Ata mendojnë se përmes këtyre metodave do shantazhojnë opozitën për ti mbyllur gojën.Fjala rrugaç i drejtohet atij që përdori fjalor rruge në Kuvend dhe unë kam të drejtë ti them mos fol si rrugaç. Nuk jemi ne në rrugë. Kryeministri e pranoi dhe vetë një pjesë. E ka të pësëritur këtë pjesë, e ka ves të vjetër. Kryetari i Kuvendit pa mbledhur Byronë mori masa duke rrëzuar kërkesën e opozitës.Ne do të marrim të gjitha masat për të reaguar dhe për t’iu përgjigjur këtij qëndrimi harbutçe që drejtohet nga kryetari i Kuvendit. Masat tona do të jenë të gjitha konform rregullores dhe standarteve të demokracisë.

Pas përfundimit të mbledhjes së Byrosë përfaqësuesi i Partisë Demokratike në Byro, Edi Paloka tha se ky vendim i Byrosë i ngjante kohës së komunizmit.

Paloka: Rregullorja e thotë qartazi që kur kërkohet fjala për procedurë jepet menjëherë. Fjala nga zt.Noka është kërkuar sepse kemi pasur një akt skandaloz nga kryeministri, i cili e ka pranuar edhe para mediave se ka folur si shpesh herë, ka bërë rrugaçin në karrigen e kryeministrit.Byroja këtë nuk e dinte, por u morën dhe dënuan deputetin Noka, i cili kërkoi një të drejtë që ia jep rregullorja. Për ne nuk mund të jetë rastësi. Gramoz Ruçi po zbaton urdhrat e Edi Ramës për të kthyer këtë Parlament në një kuvli të Partisë Socialiste. Në mënyrë cinike na u tha, atëherë keni të drejtën të bëni një mocion mos besimi ndaj kryetarit.Absolutisht për një Parlament që votohet për të shkelur ligjin, ç’kuptim ka.

I pyetur për aksionin e opozitës lidhur me seancën e nesërme, Paloka tha se debati do të zhvillohet edhe pse Rama sipas tij po e bllokon.

Paloka: Ta harrojnë se do t’i mbyllin gojën opozitës. Ne do të jemi deri në fund për të mbrojtur të drejtat tona.

Vendimi i Byrosë për përjashtimin e deputetit Flamur Noka u mor me 5 votat e deputetëve socialistë kundrejt 3 votave kundër të opozitës.

Kuvendi mblidhet sërish nesër, Byroja vendos sot për Nokën

/Ora News.tv/

 

 

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Read previous post:
Debates in parliament, assembly speaker excluded DP mp Noka for 10 days

Close